AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Policia gjermane: Ka rritje të rrezikut për sabotim, pas arrestimeve në Serbi

by SHT Media
01/10/2025
in Botë
6
0
Policia gjermane: Ka rritje të rrezikut për sabotim, pas arrestimeve në Serbi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar të mërkurën për një rritje të rrezikut për “aktiviteteve sabotuese” në vend.

Kështu tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Ministrisë gjermane, pak ditë pas arrestimit të 11 të dyshuarve në Serbi për shkaktim të incidenteve në Gjermani dhe Francë.

Të arrestuarit në Serbi akuzohen për nxitje të grupit për të kryer vepra penale, diskriminim racor dhe diskriminim të ndryshëm, si dhe spiunazh.

Ata u arrestuan në Smederevë më 29 shtator dhe dyshohen për hedhjen e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit, në disa sinagoga dhe në një restorant hebraik në qendër të Parisit, si dhe për vendosjen e kokave të derrave pranë vendeve fetare myslimane në atë qytet.

Gjithashtu, ata shkruan mesazhe diskriminuese pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.

“Shërbimet federale të sigurisë po hetojnë gjithashtu raste në të cilat individë dyshohet se janë rekrutuar nga shërbime shtetërore të huaja për të kryer akte të tilla”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi shtoi se këta individë, të njohur edhe si “agjentë me profil të ulët” ose “agjentë të konsumatorit”, shpesh rekrutohen përmes rrjeteve sociale dhe shërbimeve të mesazheve.

Në përgjigje thuhet gjithashtu se policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur një fushatë mediatike që synon paralajmërimin për përpjekjet e rekrutimit nga shërbimet armiqësore të inteligjencës.

Pas arrestimeve në Smederevë, policia serbe njoftoi se po kërkonte një të dyshuar i cili, “me udhëzime të një shërbimi të inteligjencës së huaj”, organizoi dhe trajnoi një grup qytetarësh serbë në territorin e Serbisë për të shkaktuar incidente në Gjermani dhe Francë.

Zyrtarët francezë po hetojnë rolin e Rusisë në këto incidente, duke i përshkruar ato si operacione destabilizuese që nxisin tensionet sociale dhe zgjerojnë përçarjet në Francë.

Megjithatë, Rusia nuk përmendet në deklaratat e policisë dhe prokurorisë serbe, dhe autoritetet nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cili shërbim i inteligjencës së huaj nisi trajnimin e qytetarëve serbë./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit
  • “Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.