AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mega-procesi gjyqësor ‘Sky ECC’ në Belgjikë, ky është shqiptari drejtues i grupit kriminal të prodhimit e trafikut të drogës! (EMRI)

by SHT Media
01/10/2025
in Kronikë
6
0
Mega-procesi gjyqësor ‘Sky ECC’ në Belgjikë, ky është shqiptari drejtues i grupit kriminal të prodhimit e trafikut të drogës! (EMRI)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendër të një procesi të madh gjyqësor që po zhvillohet në Namur është shqiptari Alket.V, i konsideruar si organizatori kryesor i një rrjeti të madh kriminal që merrej me prodhimin dhe tregtimin e kanabisit në Belgjikë. Ai ishte dënuar më parë me dhjetë vite burg dhe kërkohej nga policia shqiptare, por kishte ikur në Spanjë, prej nga ku dyshohet se drejtonte plantacionet e shpërndara në dhjetë vende të Valonisë dhe Brukselit. I arrestuari kundërshton rolin e drejtuesit. 

Pavarësisht mohimeve të tij, prokuroria e përshkruan si drejtuesin e padiskutueshëm të organizatës: ai rekrutonte njerëz, paguante, organizonte, shiste dhe importonte. Fitimet ishin të mëdha – vetëm një transaksion në dhjetor 2020 për 13 kilogramë kanabis vlente 59 800 euro, ndërsa klientët kryesorë blinin çdo javë deri në 50 kilogramë. Një i pandehur tjetër madje krenohej se kishte fituar 50 mijë euro për vetëm një orë. 

Problemi kryesor ishte pastrimi i shumave të mëdha të parave. Sipas hetimeve, Alketi përdorte sistemin tradicional hawala, të njohur në vendet aziatike dhe arabe për transferime të shpejta dhe diskrete parash pa gjurmë bankare. Paratë kalonin fillimisht tek motra dhe kunati i tij në Shqipëri, më pas një pjesë kthehej në Belgjikë nën formën e “huave familjare”. Këto shuma shpalleshin zyrtarisht si kontribute personale ose kursime për blerjen e pasurive të paluajtshme, përmes një kompanie fasadë që në letra figuronte si firmë ndërtimi, por që nuk kishte asnjë mjet apo aktivitet real. 

Në një përgjim të policisë në nëntor 2023, Alket.V dhe bashkëshortja e tij flisnin hapur për transferimin e 70 mijë eurove me këtë skemë. Zyrtarisht, e quanin hua. Jozyrtarisht, prokuroria e cilësonte para cash nga trafiku i drogës. 

Në fund të seancës, prokuroria kërkoi dënim me 14 vite burg për shqiptarin, të cilin e cilëson si trurin e një rrjeti kriminal që jo vetëm tregtonte kanabis, por edhe përdorte metoda të sofistikuara për pastrimin e parave. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit
  • “Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.