AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit italian/Eksperti ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia

by SHT Media
30/09/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e biznesmenit italian/Eksperti ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithëse policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, ngjarja mbart ende shumë mister dhe pikëpyetje. 

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë për Report Tv për emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje. 

“Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti në cilën zonë”. 

Edhe pse arsyeja zyrtare deri më tani është që ngjarja të ketë ndodhur pas një sherri për dritat e gjata të makinës, eksperti Softa thekson se nuk mund të përjashtohen pista të tjera. 

“Nuk mund të përjashtohet pista e mundshme që mund të kemi dhe inskenim që mund të jetë për interesa të tjera”. 

Për të gjitha këto arsye dhe pikëpyetje, Fatjon Softa hodhi idenë që grupit hetimor shqiptar t’i bashkohen edhe hetues nga Italia që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, për faktin edhe sepse viktima është një shtetas italian. 

“Unë shpresoj që grupit hetimor mund t’i bashkangjiten dhe hetues italianë, mund ta bënin dhe më profesionale, sepse sa më shumë e trajton më shumë enigmatike duket. Telefonatat, komunikimet, tabulatet, për një kohë të gjatë mund të kontrollohen qoftë për autorin e dyshuar, për personat që ishin me viktimën, qoftë dhe për italianin. Mendojmë, me këto informacione që janë, thuhet që ka qenë i dehur, problematik dhe nuk gjenden gëzhoja. Si ka mundësi në kushtet e errësirës, në një pozicion të vështirë, kush i mblodhi gëzhojat? Kush i mori? Janë metalike apo plastike me rreth metalik nëse janë të armës së gjahut? Si nuk u gjendën në vendin e ngjarjes. Të gjitha këto e bëjnë enigmë. Prandaj ndoshta dhe një grup hetimor nga Italia mund të vijë”. 

Edhe për kriminologen Klarida Rrapaj nga Itali, e cila foli për Report Tv, ideja e bashkëpunimit të një grupi hetimor shqiptaro-italian, mund të ndihmojë në zbardhjen e çështjes. 

“Është shumë absurde që një njëri të humbasë jetën për dritat e gjata të makinës. Për momentin me aq sa kam parë prova dhe dëshmi të deritanishme, nuk tregojnë deri tani që të ketë një prapaskenë të qartë. Mos nxitohemi të japim konkluzione. Ky bashkëpunim(shqiptaro-italian) mund të na ndihmojë në shkëmbimin e informacionit, metodave hetimore që mund të jenë”, u shpreh Rrapaj. 

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian vijon të jetë në arrati. Edhe arma e krimit nuk është gjetur. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

05/11/2026

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

05/11/2026

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën
  • SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.