AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Do të jap lekë nëse…”/ Ngacmoi seksualisht një të mitur, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 60-vjeçarin

by SHT Media
30/09/2025
in Kronikë
6
0
Sekuestrohen 276 ha tokë në Fier, Prokuroria: U përftua me dokumente të falsifikuara, vendimi u firmos në ditë pushimi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 60-vjeçarin Sh.L., i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. 

Ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, kohë kur organi i akuzës thotë se e ka të provuar që 60-vjeçari preku të miturën në pjesë të ndryshme të trupit si dhe i dhuroi para për të shkëmbyer puthje intime me të. 

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Sh.L. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal. 

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.415, datë 01.04.2025, u provua se shtetasi Sh.L., ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal. 

Nga tërësia e hetimeve të kryera rezultoi se personi nën hetim Sh.L. me veprime aktive të kundraligjshme, konkretisht prekje në pjesë të ndryshme të trupit, ka cenuar dinjitetin e të miturës duke përfituar nga mosha e re dhe gjendja e saj sociale. Personi i pandehur Sh.L., i ka dhuruar para si dhe ka kërkuar të shkëmbejë puthje intime me të. E mitura pas ngacmimit ka kontaktuar mësuesen e saj kujdestare, e cila në bashkëpunim me shërbimin social përkatës ka referuar rastin në polici.  

I pandehuri Sh.L është hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.  

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve. Gjithashtu, inkurajon bashkërendimin e strukturave bazë si mësuesit, psikologët e shkollave dhe shërbimet sociale pranë bashkive me qëllim identifikimin e rasteve dhe vënien e përgjegjësve para ligjit. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

05/11/2026

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

05/11/2026

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën
  • SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.