AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Qeveria franceze nuk gjen paqe nga skandalet, kryeministri i ri i paditet për falsifikim të diplomës

by SHT Media
30/09/2025
in Botë
6
0
Qeveria franceze nuk gjen paqe nga skandalet, kryeministri i ri i paditet për falsifikim të diplomës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i sapoemëruar i Francës, Sébastien Lecornu, është paditur nga një sindikatë e punonjësve të arsimit për deklarim të rremë të diplomës universitare. Sipas një hetimi të publikuar nga portali investigativ Mediapart, Lecornu ka pretenduar publikisht se ka përfunduar një master dyvjeçar në të drejtën publike, ndërsa në realitet ka kryer vetëm vitin e parë të këtij cikli studimesh.

Pretendimi për një diplomë të nivelit të dytë pasuniversitar është shfaqur në profilin e tij zyrtar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ai shërbeu më parë si ministër në rrjetin profesional LinkedIn, si dhe gjatë një konference në një universitet publik.

Padia është dorëzuar në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, organ kompetent për gjykimin e anëtarëve të qeverisë. Në të, kryeministri akuzohet se ka “dashur të krijojë bindjen se është zotërues i një masteri në të drejtë publike” dhe se ka “përdorur me vetëdije një titull që nuk e zotëron”.

Avokati i sindikatës paditëse, Vincent Brengarth, ka sqaruar se: Asnjë diplomë nuk kërkohet për të qenë pjesë e qeverisë dhe mungesa e një masteri të nivelit të dytë nuk është tregues paaftësie. Por mungesa e transparencës në lidhje me nivelin real të arsimit të një ministri mund të dëmtojë besueshmërinë e universiteteve publike franceze, barazinë republikane dhe nderin e mësimdhënësve e studiuesve.

Vetë Lecornu ka pranuar publikisht se ka përfunduar vetëm një vit masteri (Master 1) në Universitetin Paris Panthéon-Assas. Ai ka reaguar ndaj akuzave duke thënë se bëhet fjalë për një “polemikë të rreme” dhe se ka ndjerë “një formë përçmimi shoqëror”. Ndërkohë, ka paralajmëruar një padi kundër sindikatës për “kallëzim të rremë”.

Biografia e tij në faqen zyrtare të qeverisë është korrigjuar dhe tani përmban vetëm referencën “studime në juridik në Universitetin Paris Panthéon-Assas”. Ndërsa në LinkedIn, mbetet ende e shënuar formula e përgjithshme: Master në të drejtë publike, 2005–2008.

Ky skandal vjen në një moment delikat për Lecornu, i emëruar kryeministër nga presidenti Emmanuel Macron pas dorëheqjes së François Bayrou në fillim të shtatorit, në një klimë politike të brishtë. Lecornu pritet të prezantojë listën e ministrave dhe projektbuxhetin për vitin 2026 brenda javës. Afatet janë të ngushta, pasi buxheti duhet të dorëzohet në Parlament deri në mes të tetorit, sipas kërkesave kushtetuese.

Kryeministri ka përjashtuar rritjen e taksave për të pasurit, përfshirë taksën e propozuar nga ekonomisti Gabriel Zucman dhe ka premtuar lehtësime fiskale “kryesisht në favor të punës”. Ai ka ftuar partitë politike në një debat të hapur për drejtësinë fiskale, por ka vendosur një vijë të kuqe: Të mos dëmtojmë rritjen dhe punësimin.

Ndërkohë, tensionet me opozitën janë në rritje. Lecornu do të përballet të enjten me një ditë tjetër protestash kundër masave të kursimit, ndërsa të premten do të takohet me përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Sekretari i socialistëve, Olivier Faure, e ka cilësuar këtë takim si “shansin e fundit” përpara se të paraqesë një mocion mosbesimi.

“Nëse asgjë nuk ndryshon, fundi është i paralajmëruar: do të ketë një mocion, kjo qeveri do të rrëzohet dhe, shumë mundshëm, do të pasohet nga shpërndarja e Parlamentit. Ne jemi të gatshëm për këtë”, ka deklaruar Faure.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

05/11/2026

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

05/11/2026

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën
  • SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.