AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Këshilli Bashkiak shkeli ligjin”, juristi tregon çfarë ndodh pas ankimimit të Veliajt në Kushtetuese

by SHT Media
30/09/2025
in Politikë
6
0
“Këshilli Bashkiak shkeli ligjin”, juristi tregon çfarë ndodh pas ankimimit të Veliajt në Kushtetuese
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës nga Këshilli i Ministrave. Ky hap i Veliajt tashmë bllokon automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin deri në vendimin e gjykatës.

Në ankimimin e dërguar në Kushtetuese, kryebashkiaku i shkarkuar i referohet nenit 62, i cili thekson se mungesa e tij në detyrë prej më shumë se tri muajsh nuk është për shkaqe që varen prej vullnetit të tij.

Juristi Indrit Sefa, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, tha se Erion Veliaj vazhdon të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Sipas z. Sefa, procedura e ndjekur nga këshilli bashkiak është në kundërshtim me ligjin, pasi Veliajt duhet t’i ishte dhënë mundësia për t’u dëgjuar.

Juristi u shpreh se kryebashkiaku mund të ruajë kontrollin e Bashkisë duke emëruar nënkryetarët e tij.

INTERVISTA E PLOTË:

Në çfarë pozite ndodhet mbrojtja e Veliajt me kundërshtimin që ka bërë sot?

Sefa: Në momentin që kryetari i bashkisë e ankimon vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, atëherë kjo vendimmarrje pezullohet. Pra do të thotë që nuk ka asnjë efekt. Erion Veliaj vazhdon të jetë kryetari i bashkisë në detyrë deri në një vendimmarrje përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese. Megjithëse nga ana e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave u përpoq të bëhej një taktikë ligjore, juridike, përsëri dispozita është e qartë. Pastaj ngelet në dorë të Presidentit. Nëse Presidenti nuk e sheh ligjin, mbyll sytë, atëherë jemi në një situatë anormale ligjore dhe të paprecedentë.

Veliaj dhe mbrojtja e tij, në vijimësi gjatë këtyre muajve, kanë nënvizuar se janë bërë shkelje ndaj tij. Cili do të ishte sipas jush pretendimi më domethënës i mbrojtjes në gjithë këta muaj?

Sefa: Procedura e ndjekur nga këshilli bashkiak është në kundërshtim me ligjin. E drejta politike dhe e drejta për t’u zgjedhur janë të qarta. Nuk mund të shkarkosh kryetarin e bashkisë pa e lënë të dëgjohet. Duhet dhënë mundësia për t’u dëgjuar personit që po merret një vendim për shkarkimin e tij.

Z.Veliaj dhe mbrojtja e tij po duket se e kanë të qartë që kjo çështje do të përfundojë në Strasburg. Cilat etapa mbeten ende për t’u shteruar brenda sistemit gjyqësor në Shqipëri, përpara se çështja të jetë në Strasburg?

Sefa: Presidenti, në këndvështrimin tim, do dekretojë datën e zgjedhjeve, megjithëse ka një ankim kushtetues. Z. Veliaj do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të kryhen brenda 45 ditëve dhe do të kemi kryetarin e ri të Tiranës. Mendoj se Veliaj do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, gjykata do të konstatojë shkeljen e të drejtave në lidhje me shkarkimin e Veliajt. Por nuk do të zhbëjë dot zgjedhjet e reja. Veliaj fiton të drejtën që ka pretenduar gjatë gjithë kësaj kohe, që do të jetë një e drejtë politike dhe ligjore që thotë se më kanë shkarkuar pa të drejtë, ku kjo mund të shërbejë edhe në procesin penal. Ndërsa Rama do të heqë këtë pengesë të madhe që ka për të bërë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Veliaj do të vazhdojë betejën e tij për çështjen penale. Në situatën që ndodhet, nuk e drejton dot Bashkinë e Tiranës. Nëse ai bën një betejë kundër mazhorancës dhe partisë së tij, ai do të marrë vendimin e duhur politik, dhe një nga këto vendime është të drejtojë Bashkinë e Tiranës deri në momentin që është kryetar. Të shkarkonte nënkryetarët e Edi Ramës dhe t’i emëronte nënkryetarët e tij, për të vazhduar vizionin e tij politik në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale
  • Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.