AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Armë me dylbi dhe…” – Gazetari zbardh vrasjen e italianit: Ku jetonte vlonjati me precedentë penalë që e ekzekutoi

by SHT Media
29/09/2025
in Kronikë
6
0
“Armë me dylbi dhe…” – Gazetari zbardh vrasjen e italianit: Ku jetonte vlonjati me precedentë penalë që e ekzekutoi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi ishte në momentin dhe vendin e gabuar. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka zbardhur në Off the Record me Andrea Dangllin vrasjen e 44-vjeçarit italian pas mesnatës së 26 shtatorit 2025 në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”. Sipas tij gjithçka nisi pas një konflikti mes autorit Kamber Sulçe dhe Gazment Braçi për dritat e gjata të makinës, që pasoi edhe ngjarjen e rëndë.

“Edoardo Sarchi së bashku me miqtë e tij me mbiemrin Braçi nuk kanë qenë duke gjuajtur për gjah. një nga fëmijët e familjes Braçi ka qenë duke lëvizur në fshatin Salari. Ka qenë një nga fëmijët e Eqerem Braçi me një automjet  me karroceri dhe është ndeshur në rrugë me Kamber Sulçen aty ka pasur verbale mes tyre se rruga është e ngushtë. Autori ka pretenduar se Gazmend Braci ka pasur dritat e gjata të makinës dhe e ka verbuar  ky i fundit për pak ka përfunduar në kanal. Ka pasur debat verbal mes tyre. Më pas janë larguar Gazment Braçi së bashku me personin tjetër autori i ka ndjekur në një moment kur i është prishur makina bracit ka tel babain e tij i cili ka qenë duke darkuar me Sarchi dhe kur kanë mbërritur autori i dyshuar ka filluar të godasë me armë zjarri në drejitm të automjete dy plumba kanë prekur diskun ndërsa një plumb e ka qëlluar në kofshë  ka prekur femurin dhe për shkak të hemorragjisë së madhe ka humbur jetën në vendngjarje.  Konflikti për motive të dobëta”.

Gazetari i A2 CNN tha se autori ka qëlluar pesë herë me një armë që përdoret për gjueti, por vetëm një plumb kapi biznesmenin në femur, çka i shkaktoi hemorragji dhe për pasojë humbjen e jetës.

“Është qëlluar me armë Vjask. Pesë herë ka qëlluar autori. Dy plumba kanë rënë te goma dhe te disku një plumb ka prekur italianin është armë që përdoret për gjueti dhe këtë armë ka përdorur Kamber Sulçe. Janë armë që edhe nga një distancë e largët”.

Sipas informacioneve zyrtare të siguruar nga gazetari Igli Çelmeta, në banesën e Kamber Sulçes janë gjetur edhe armë të tjera pa leje, ndërsa vetë autori ishte person me precedentë penalë.

“Në banesën e Kamber Sulçes janë gjetur edhe armë të tjera të modelit të njëjtë pa leje. Në Salari kishte stan bagëtish. Dhe natën që është ndeshur me personat në fjalë ndodhi dhe konflikti për motive dhe më pas edhe ngjarja e rëndë. Nga informacionet që kam siguruar zyrtarisht nga policia e shtetit, Kamber Sulçe është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e drogës dhe njihet si person problematik për zonën. Ka disa biznese që kanë kamera sigurie të cilat kanë fiksuar autorin. Dyshohet që ka qëlluar drejt automjeteve, nuk e ka patur shënjestër të drejtpërdrejt italianin”.

Gazetari i A2 CNN theksoi se Sulçe banon në një fshat tjetër të Vlorës që është 68 km larg nga vendi i ngjarjes dhe nga ku kishte stanin.

Policia po heton edhe persona të tjerë, por kjo sipas tij është dinamika paraprake.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale
  • Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.