AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Bukurosh, kur të drejtohem ty…”, Balluku debat me Balliun, deputeti i PD: Ti u bëre e bukur me paratë e shqiptarëve! Replikat në seancë sot (VIDEO)

by SHT Media
29/09/2025
in Politikë
6
0
“Bukurosh, kur të drejtohem ty…”, Balluku debat me Balliun, deputeti i PD: Ti u bëre e bukur me paratë e shqiptarëve! Replikat në seancë sot (VIDEO)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e sotme e Kuvendit ishte shëmbëlltyrë e atyre të mëparshmeve me debate, tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. 

Sot u përplasën edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku me deputetin e PD, Klevis Balliu. Ministrja e Infrastrukturës iu drejtua Balliut, teksa ky i fundit ndërhyri nga vendi, me fjalët: “Bukurosh, kur të drejtohem ty atëherë mund të përgjigjesh”. Numri dy i qeverisë mohoi akuzat e opozitës se zyrtarë të lartë shqiptarë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama kanë marrë pjesë në Aruba në një takim me personazhe të botës së trafikut të drogës. 

Replika e Balliut nuk vonoi. Ligjvënësi demokrat tha se zv/kryeministrja është bërë e bukur me paratë e shqiptarëve. “E para faleminderit për bukuroshin, por unë kështu kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Do bëjë mirë të flisje se je e vetmja që nga e gjithë europa, në popullin më të varfër të europës ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës. Plot 25 milionë euro kilometri. E ke bërë vetëm ti, në Austri kolegët e tu e bëjnë me 14 milionë euro kilometrin”, tha Balliu. 

Debati 

Belinda Balluku: (Klevis Balliu flet nga vendi) Bukurosh kur të drejtohem ty atëherë mund të përgjigjesh, tani po flas me kolegun tim Noka. I dashur koleg, kur bën akuza, vëri emër akuzave, se as unë as kolegët e mi nuk ka qenë në Aruba. Edhe mund ti kishte rënë rruga për punë apo nuk e di konventa apo takime, por asnjëri s’ka qenë në Aruba. Nëse ke informacione, bën mirë mos hedhësh tym koshereve të bletës dhe të dilni para kamerave dhe s’dini çfarë flisni, vëri emra kush ka shkuar në Aruba. 

Klevis Balliu: E para faleminderit për bukuroshin, por unë kështu kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Ka një diferencë të madhe. Ti bën mirë këtu të flisje për Tigrin 1 dhe Tigrin 3. Do bëjë mirë të flisje se je e vetmja që nga e gjithë europa, në popullin më të varfër të europës ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës. 

Plot 25 milionë euro kilometri. E ke bërë vetëm ti, në Austri kolegët e tu e bëjnë me 14 milionë euro kilometrin. Ti zonjë vjen këtu me popullin më të varfër me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe bën 25 milionë euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen me një shi. Duhet të flasësh për këto. Për bukuroshët, gjej kohën tënde, jo këtu në Parlament. 

Belinda Balluku: Ky filloi të besojë më të vërtetë që është bukurosh dhe kjo është më e keqja. D.m.th dhe pa qenë bukurosh çfarë nuk thoshte, tani me këtë epitetin do çmendet fare, por s’ka qenë do e pranojmë. Pyet Farihun dhe Jetën se andej nga fisi im jemi të bukur përgjithësisht. Nuk na është dashur asnjë lek. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale
  • Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.