• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Benet Beci publikon shifrat: Shkodra dyfishon netët e akomodimit, Velipoja gjeneratori kryesor

27/09/2025
in Politikë
Benet Beci publikon shifrat: Shkodra dyfishon netët e akomodimit, Velipoja gjeneratori kryesor

Pas një sezoni turistik të suksesshëm, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë një analizë të detajuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin e turizmit në këtë qytet.

“Në vitet e fundit Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në fushën e turizmit. Nga një potencial i njohur prej dekadash, sot jemi dëshmitarë të kthimit të tij në një realitet ekonomik dhe social që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.”, shkruan Beci.

Sipas të dhënave që ka publikuar Beci, numri i netëve të akomodimit në Bashkinë Shkodër është rritur në mënyrë të ndjeshme. Në vitin 2022, ky tregues ishte rreth 264 mijë netë, ndërsa për vitin 2025 pritet të arrijë mbi 538 mijë netë, duke shënuar një dyfishim brenda katër vitesh. Madje vetëm deri në fund të gushtit 2025, numri i netëve të qëndrimit ka tejkaluar shifrën e gjithë vitit 2024 së bashku.

Kjo rritje është e shpërndarë në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, me Velipojën që vazhdon të jetë destinacioni kryesor i sezonit veror, por edhe Thethin në Alpe që ka përjetuar një zgjerim të jashtëzakonshëm falë aksesit të përmirësuar dhe promovimit ndërkombëtar. Sipas Becit, “Velipoja mbetet gjeneratori kryesor i volumit, me një sezon të përqendruar në korrik-gusht, por tashmë me rritje të dukshme edhe në qershor dhe shtator.“

Qyteti i Shkodrës sipas tij po kthehet në një qendër të rëndësishme kulturore dhe ekonomike, duke ofruar aktivitete turistike gjatë gjithë vitit dhe duke mbështetur rritjen e netëve të akomodimit në muajt e pranverës dhe të vjeshtës.

“Ky zhvillim nuk është thjesht statistikë. Ai përkthehet në të ardhura direkte prej dhjetëra milionë eurosh vetëm gjatë vitit 2025, të shpërndara në hotele, restorante, transport, kulturë e tregti. Më e rëndësishmja, ky aktivitet mbështet qindra vende pune të plota në qytet dhe zonat përreth.

Pra, turizmi nuk është më një premtim i largët – është sot një sektor real dhe i gjallë, që gjeneron punë e të ardhura për qytetarët e Shkodrës.”, tha kryetari Beci. Ai vuri në dukje se zhvillimi i turizmit ka sjellë dhjetëra milionë euro të ardhura të shpërndara në sektorët e hotelerisë, restoranteve, transportit, kulturës dhe tregtisë, duke krijuar qindra vende pune të plota në qytet dhe zonat përreth.

Një tjetër aspekt pozitiv është fakti që qyteti i Shkodrës mban mbi 90% të netëve të akomodimit në muajt e ftohtë, duke garantuar aktivitet të qëndrueshëm jashtë sezonit të verës dhe duke i dhënë jetë biznesit gjatë gjithë vitit.

Megjithatë, Beci thekson se sfidat e reja kërkojnë bashkëpunim më të gjerë dhe dialog të strukturuar me sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile. Ai fton për krijimin e një platforme të përbashkët për turizmin që do të garantojë zhvillim me cilësi, duke ruajtur identitetin dhe mjedisin e Shkodrës.

Në përfundim, kryetari i Bashkisë përmend se një sërë projektesh infrastrukturore, urbane dhe kulturore janë tashmë në proces dhe pritet që efektet e tyre të jenë të dukshme së shpejti, duke vendosur Shkodrën në një vend të merituar në hartën e turizmit shqiptar dhe rajonal.

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!