AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

E mbijetuara e Holokaustit dhe i shoqi ndërrojnë jetë përmes eutanazisë, publikohet letra

by SHT Media
27/09/2025
in Botë
6
0
E mbijetuara e Holokaustit dhe i shoqi ndërrojnë jetë përmes eutanazisë, publikohet letra
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E mbijetuara e Holokaustit, Ruth Posner dhe bashkëshorti i saj, Michael, të dy rrreth të 90-ave, kanë ndërruar jetë në një klinikë eutanazie në Zvicër.

Aktorja polake 96-vjeçare që ia mbathi nga një kamp nazist kur ishte fëmijë dhe ndërtoi një karrierë të suksesshme në kërcim e dramë, ndërroi jetë javën e shkuar në klinikën Pegasos pranë Bazelit, raporton BBC.

Ajo dhe 97-vjeçari u dërguan familjes e miqve një letër të martën ku i vinin në dijeni për vendimin e tyre, sipas skenaristes Sonja Linden.

Në letër, çifti shkruante se “u vinte keq që s’e kishin përmendur, por kur të merrni këtë email ne do të kemi zhveshur këtë mbulesë të vdekshme.”

“Vendimi ishte i përbashkët dhe pa presion të jashtëm. Ne kishim jetuar një jetë të gjatë bashkë për thuajse 25 vjet. Erdhi një pikë kur shqisat e të parit dhe të dëgjuarit po na linin dhe mungesa e energjisë nuk ishte jetesë, por ekzistencë që asnjë përkujdesje nuk do ta përmirësonte. Ne patëm një jetë interesante dhe të larmishme, përveç dhimbjes për humbjen e djalit tonë, Jeremy. Ne e shijuam kohën tonë bashkë, u përpoqëm të mos kishim pendesa për të shkuarën, të jetonim në të tashmen dhe të mos prisnim shumë nga e ardhmja. Me shumë dashuri, Ruth & Mike”, shkruhej në letër.

Pjesa më e madhe e familjes së Ruth u vranë gjatë Holokaustit, përfshirë prindërit dhe të afërmit, vetëm një teze e saj mbijetoi.

Familja u dërgua në kampin Radom pas pushtimit të Polonisë nga nazistët, por me ndihmën e të atit, ajo u arratis dhe më pas u fsheh te një familje katolike. Edhe pse jetonte me një identitet të rremë,ajo u burgos si katolike polake pas Betejës së Varshavës në 1944. Më pas u fsheh në një fermë pranë Essen deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe në moshën 16-vjeçare u arratis drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Atje iu bashkua Teatrit të Baletit Kontemporan në Londër dhe iu bashkua Shakespeare Company.

Kurse Michael, një farmacist, punonte për UNICEF dhe pasi udhëtuan nëpër botë,u vendosën në Londër.

Sonja Linden tha se Ruth kishte qenë pro legalizimit të vdekjes së asistuar në Angli. Parlamenti po e konsideron ndryshimin e ligjit i cili do të aplikohet vetëm për pacientë me sëmundje të pashërueshme që pritet të ndërrojnë jetë brenda gjashtë muajsh.

Sipas raportimeve, asnjëri nga të dy nuk vuante nga ndonjë sëmundje e tillë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?
  • Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.