• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Parlament me 101 deputetë? I kursen shqiptarëve të paktën 1,7 milionë euro në vit

12/09/2025
in Politikë
Parlament me 101 deputetë? I kursen shqiptarëve të paktën 1,7 milionë euro në vit

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që janë aktualisht. Ideja është paraqitur si pjesë e një procesi të brendshëm për rishikimin e funksionimit të jetës parlamentare. Ndër të tjera në fjalën e tij ai u ndal edhe në reduktimin e kalimeve të deputetëve nga një komision në tjetrin për të ruajtur vijimësinë e punës.

Përpos efektit administrativ dhe politk, “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar nisuar nga pagat e deputeteve dhe përfitimet e tjera për të kuptuar se sa ndryshim mund të ketë ky numër në aspektin ekonomik, pra buxhetor.

Sipas të dhënave të vitit 2024 shpenzimet mesatare mujore për përfitimet e deputetëve arrijnë në rreth 20 milionë lekë. Nga kjo shumë rreth 1.2 milionë lekë janë të destinuara për pjesëmarrjen në komisione. Ndërkohë, shpenzimet mesatare mujore totale për 140 deputetët në muaj arrin në rreth 30 milionë lekë. Këto janë bazat mbi të cilat mund të llogaritet kursimi i mundshëm në rast se numri i deputetëve ulet me 39.

Pra, nga mesatarisht 50 milionë lekë në muaj shpenzime për paga apo përfitime të tjera si telefoni, qiraja, komisionet apo dietat e udhëtimeve; me reduktimin e numrin mund të kursehen rreth 14 milionë lekë në muaj. E shprekur në euro kjo shifër vlerësohet në 144 mijë euro në muaj.

Shifrat tregojnë se kursimi është i dukshëm në nivelin e Kuvendit por nuk përbën një diferencë të madhe për buxhetin total të shtetit. Megjithatë vendimi për uljen e numrit të deputetëve nuk duhet parë vetëm si çështje ekonomike. Reduktimi i përfaqësuesve mund të sjellë pasoja për përfaqësimin rajonal dhe të partive të vogla ndërsa për çdo deputet mbetet një barrë më e madhe pune. Nga ana tjetër, nëse ndërmerret rregulli i ri për komisionet mund të forcojë vijimësinë e punës dhe ul po ashtu kostot.

Në përfundim ulja e numrit të deputetëve nga 140 në 101 do t’i kursente shtetit shqiptar rreth 168 milion lekë në vit ose 1.7 milionë euro, pa përfshirë kostot e tjera si stafi apo infrastruktura. Për komisionet kursimi është më modest. Përtej shifrave kjo nismë mbetet më shumë një çështje e balancës midis efikasitetit administrativ, nevojës për përfaqësim demokratik dhe po ashtu me ndikim të fortë financiar. (Xhorxhina Deda)

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!