• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dha 5 mijë €, shërbimin s’e mori kurrë. Si portugezi zbuloi skandalin në klinikën estetike

12/09/2025
in Kronikë
Dha 5 mijë €, shërbimin s’e mori kurrë. Si portugezi zbuloi skandalin në klinikën estetike

Një denoncim i një shtetasi portugez zbuloi një prej skandaleve më të rënda në sektorin e klinikave estetike në Tiranë. Në prill të vitit 2024, shtetasi i huaj kishte kërkuar të kryente tre ndërhyrje estetike në një klinikë private pranë “Zogut të zi”. Ai deklaroi në polici se është mashtruar, teksa ka paguar plot 5 200 euro pa marrë asnjë shërbim mjekësor në këmbim.

Sipas dëshmisë së tij, tre ndërhyrjet i ishin premtuar në periudha të ndryshme, por gjithmonë i ishte shtyrë data e operacioneve pa asnjë arsye të qartë. Portugezi ka deklaruar se pagesat i kishte bërë dorazi tek një punonjëse e klinikës, e quajtur Xhuana Liko, e cila i ishte prezantuar si drejtoreshë e spitalit.

Por, gjatë hetimeve, Liko ka pohuar se nuk ka qenë asnjëherë drejtoreshë, por vetëm një recepsioniste, e cila vepronte sipas udhëzimeve të pronarëve të vërtetë të klinikës, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Ata sot ndodhen jashtë Shqipërisë, përkatësisht në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe të shpallur në kërkim nga policia.

Me marrjen e denoncimit, hetuesit ushtruan kontroll në ambientet e spitalit privat, ku ka gjetur një sërë shkeljesh të rënda që rrezikonin drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Mes tyre u zbuluan medikamente të skaduara dhe preparate të ndaluara për përdorim, të cilat mbaheshin në ambientet e klinikës. Pagesa të kryera dorazi, pa asnjë dokumentacion financiar apo përmes sistemit bankar dhe me punësim në të zezë.

Skandali zgjerohet edhe më shumë, kur kuzhinieri i spitalit, Edmond Zaja, emërohet administrator zyrtar i klinikës, pavarësisht se ai nuk kishte asnjë përgatitje apo njohuri në menaxhimin e shërbimeve mjekësore. Zaja, 62 vjeç dhe i arrestuar nga blutë, ishte punësuar fillimisht për të përgatitur ushqimin e pacientëve, por më pas ishte detyruar të firmoste si administrator i klinikës.

Hetimet u thelluan edhe më tej pas dëshmisë së një mjeku turk i cili deklaroi se vinte rregullisht dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike në këtë klinikë. Sipas tij, kishte realizuar mbi 20 operacione, të gjitha pa u regjistruar ligjërisht, duke shkelur haptazi ligjin shqiptar për shërbimet shëndetësore dhe mjekësinë estetike.

Aktualisht, ndaj klinikës dhe drejtuesve të saj po zhvillohen hetime të thelluara, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për bllokimin e aktivitetit të saj dhe referimin penal të personave të përfshirë. (A2 Televizion)

Më të lexuarat

  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Déjà vu’, Trump anulon sërish bombardimet në Iran: Është arritur marrëveshja me Teheranin, së shpejti do ta firmosim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!