AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Megaoperacioni i trafikut të drogës në Elbasan/ Jepen masat e sigurisë për 30 personat, vetëm njëri lihet e lirë

by SHT Media
11/09/2025
in Kronikë
6
0
Megaoperacioni i trafikut të drogës në Elbasan/ Jepen masat e sigurisë për 30 personat, vetëm njëri lihet e lirë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ndalimeve dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 30 shtetasve, të ndaluar gjatë operacionit policor të koduar “First Day”.

Të ndaluarit akuzohen kryesisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe akuza të tjera, si armëmbajtje pa leje dhe trafik mallrash kontrabandë.

17 persona janë lënë në “Arrest në burg”, për shkak të rrezikut të lartë të përsëritjes së veprës ose të pengimit të hetimeve.

8 persona janë lënë në “Arrest në shtëpi”, me detyrimin për të qëndruar të izoluar në banesë dhe në dispozicion të hetimeve.

4 persona janë lënë në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, një masë më e butë, në rastet kur nuk është konstatuar rrezikshmëri e lartë sociale.

1 person është liruar, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe vlerësoi si të paligjshëm arrestimin e tij, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm, në mungesë të masave të tjera sigurimi.

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “First Day” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësimin të ligjshëm të arrestimit/ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit’’.

Sot më datë 11.09.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në përfundim të gjykimit, vendosi:

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit Sh.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.Sh., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.Th., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.Th., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:39 i shtetasit M.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit M.Q., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.Q. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:15 i shtetasit S.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit S.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit S.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit D.E., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit D.E., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit D.E. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:20 i shtetasit H.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim H.G., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

  1. Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit G.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit G.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit G.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:37 i shtetasit P.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit P.Q. të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit P.Q në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit Sh.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.B, i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:15 i shtetasit A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:30 i shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit E.S., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit E.S. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit B.G. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim B.G. i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

 

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.R., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit M.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:20 i shtetasit I.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit I.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit I.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit K.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim K.Ç., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit P.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit P.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit P.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit K.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit K.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit K.H., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit K.H. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit A.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit A.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Arrestimi në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 14:00 i shtetasit L.Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për caktimin ndaj shtetasit L.Xh. të masave të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i shtetasit L.Xh. nëse ndaj tij nuk zbatohet ndonjë masë tjetër sigurimi “Arresti në burg” apo ekzekutim vendimi dënimi.

  1. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 12:45 të shtetasit J.A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

– Caktimin ndaj shtetasit J.A. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 11:00.

  1. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 09.00 të shtetasit V.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

– Caktimin ndaj shtetasit V.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, një herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë, ora 11:30.

  1. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 11:00 të shtetasit N.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

– Caktimin ndaj shtetasit N.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 12:00.

  1. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 13:40 të shtetasit A.T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar përkatësisht nga nenet 178, 179, 283/1, 278/4 të Kodit Penal.

– Caktimin ndaj shtetasit A.T, të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ

E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.