• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rehabilitimi i Kinostudios, miratohet shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme

10/09/2025
in Politikë
Rehabilitimi i Kinostudios, miratohet shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, 10 shtator 2025, mori dhe vendim për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Ky vendim, vjen për shkak të projektit “Rehabilitimi i Qendrës Kinostudio”, në favor të Bashkisë Tiranë.

Sipas vendimit, shpronësimi do të kompensohet në vlerë të plotë për pronarët e pasurive të llojit “truall”, “ndërtesë”, “apartament” dhe “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej 135,729,849 lekë. Ky shpronësim do të përballohet nga Bashkia Tiranë. Sakaq, shpenzimet procedurale, në masën 70 mijë lekë, gjithashtu do të përballohen nga Bashkia.

Procesi i shpronësit do të nisë menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletorën Zyrtare, me një afat kohor prej tre muajsh.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri dhe Drejtoria Vendore Tiranë Jug, brenda tridhjetë ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

“Vendim për Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘Rehabilitimi i qendrës Kinostudio’, Bashkia Tiranë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i Qendrës Kinostudio”, Bashkia Tiranë.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “ndërtesë”, “apartament” dhe “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej 135 729 849 (njëqind e tridhjetë e pesë milionë e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë e tetëqind e dyzet e nëntë) lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 135 729 849 (njëqind e tridhjetë e pesë milionë e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë e tetëqind e dyzet e nëntë) lekësh përballohet nga Bashkia Tiranë.

Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Tiranë.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.

Në momentin e ekzekutimit të procedurave për likuidim, për çdo pasuri, objekt shpronësimi, që miratohet me anë të këtij vendimi, do të kërkohet dokumentacion pronësie i rifreskuar për secilin pronar, i konfirmuar nga institucioni kompetent, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me qëllim verifikimin e kufizimeve përkatëse që mbartin kartelat e pasurive, në bazë të të cilave do të vlerësohet dhe do të bëhet procedura e ekzekutimit të këtij vendimi.

Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri dhe Drejtoria Vendore Tiranë Jug, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri e Drejtoria Vendore Tiranë Jug, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi“, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat

  • Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e bllokon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pres të më marrë ende në telefon…”, Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Urdhri i ri, Mojtaba Khamenei i vendos vijën e kuqe SHBA-së për uraniumin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fundi i një autokrati/ Orban nuk do të kthehet më kurrë, Magyar vendos kufi 8-vjeçar për kryeministrat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bleu mandatin te Shkëlzeni për 500 mijë euro, deputeti sheik i PD-së Ramadan Likaj pritet të kalojë në krahun e PS-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-kandidati për kreun e PD-së: Edhe Meremja do ta mundte Berishën po ta lejonin të garonte, ajo parti nuk ka të ardhme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Perandoria e Messina Denaro-s: harta e thesarit të bosit të fundit të madh të Cosa Nostra-s!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!