AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Raporti i Eurostat për pagat, Berisha: Me këto çmime do plasë morri në të katërta anët

by SHT Media
03/09/2025
in Politikë
6
0
“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat e munguara policëve të burgjeve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për gjendjen ekonomike të vendit, pra raportin pagë me çmimet në treg.

Fillimisht u shpreh se raporti i bërë prej Eurostat që liston Shqipërinë si vendet në Evropë me pagë më të ulët, Berisha u shpreh se pikërisht të dhënat e statistikave të BE-së “damkos ekipin drejtues të narkoshtetit shqiptar”. Sulme pati dhe për drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

“Eurostat jep lajmin damkosës për ekipin drejtues të narkoshtetit shqiptar.

Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale të qytetarëve shqiptarë.

Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro.

Ndërkohë rroga maksimale në Shqipëri, paga neto e Altin Troplinit është 7 mijë euro. Është 15 herë më e madhe se paga minimale.

Ndërkohë që rroga minimale nga viti 2023, siç deklaron Eurostat, është gjithsej 408 euro, rrogat e larta janë rritur me 30-40 përqind”, tha Berisha.

Por duke folur për raportin pagë-çmime, Berisha mori një shembull pak të ndryshëm nga çdo herë tjetër, duke u shprehur se vlerat e produkteve në treg janë aq të larta sa do të “plasë morri në të katërta anët e vendit”.

“Rrogat minimale nuk janë rritur thotë Eurostat, mos dëgjoni gënjeshtrat e Edi Ramës dhe INSTAT-it të Edi Ramës. Nuk janë rritur thotë çmimet janë stratosferike.

Pyesni ju një amvise, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçen 35 euro pakoja. Në një kohë kur në Gjermani, DASh shitet me 18, 17 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë? Ju garantoj se me këto çmie do plasë morri në të katërta anët e vendit dhe zgjebja. Kush është ai që mund të lahet, kjo është një çmenduri”, tha Berisha.

Shqipëria me pagën më të ulët minimale në Europë

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

05/11/2026

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

05/11/2026

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

05/11/2026

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

05/11/2026

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

05/11/2026

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

05/11/2026

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

05/11/2026

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

05/11/2026

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

05/11/2026

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

05/11/2026

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

05/11/2026

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

05/11/2026

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

05/11/2026

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

05/11/2026

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave
  • Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.