AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Aksidentet me vdekje nga shoferët e dehur, ekspertët: Vepra të klasifikohet si vrasje me paramendim

by SHT Media
03/09/2025
in Kronikë
6
0
U përplas nga një automjet në aksin Rrogozhinë – Kavajë, humb jetën 83-vjeçari
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa numri i aksidenteve me pasoja të rënda ka shënuar rritje, sidomos gjatë muajit gusht, ekspertët e sigurisë rrugore kërkojnë klasifikimin si vrasje me paramendim, për çdo drejtues automjeti që shkakton aksident, teksa drejton mjetin në gjendje të dehur.

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, thotë se kjo masë duhet zbatuar, teksa edhe ndryshimet e Kodit të ri Penal po diskutohen, pasi në rrugë janë më shumë se 500 kamikazë, siç ai i konsideron, drejtues automjetesh që tregojnë papërgjegjshmëri gjatë drejtimit të mjetit.

“Një njeri i cili ka pirë pafund shkon dhe merr makinën dhe e ndez, atëherë ai ka marrë kallashnikovin në dorë për të vrarë njerëz. Pra duhet të quhet vrasje me dashje. Nëse nuk do të kalojnë në teste psikologjike, këta drejtues mjetesh, atëherë nuk kemi gjë në vijë. Ne sot, e them me shumë përgjegjësi kemi 500-600 kamikazë në rrugë të cilët nuk po i ndalojmë dot”, thotë eksperti Hasho.

Sipas Hashos, duhet të aplikohet edhe heqja e lejes së drejtimit për çdo drejtues mjeti që shkel rëndë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Duhet të kthehemi atje ku ishim, tek ato normat e rrepta: heqjen e lejes së drejtimit për të gjitha shkeljet e rënda duke filluar nga përdorimi i alkoolit/drogës, parakalimi i gabuar, tejkalimi i shpejtësisë dhe pastaj heqjen e pikëve të patentës”, sugjeron eksperti.

Lidhur me numrin e aksidenteve që u regjistruan gjatë sezonit të Verës, eksperti Hasho thotë se rrugët janë përballur me ngjarje rrugore të dhimbshme.

“Intensiteti i humbjeve të jetës ka qenë ndoshta më i dukshëm sepse edhe mënyra e aksidenteve ka qenë më e dhimbshme”, thekson eksperti.

Nga muaji janari deri në korrik u regjistruan 767 përplasje, me 1077 të plagosur dhe viktima.

Gjatë muajit korrik u regjistruan 131 aksidente, në të cilat humbën jetën dhe u plagosën rëndë 194 persona, ndërsa në muajin gusht u regjistruan 13 viktima në rrugë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

05/11/2026

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

05/11/2026

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

05/11/2026

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

05/11/2026

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

05/11/2026

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

05/11/2026

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

05/11/2026

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

05/11/2026

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

05/11/2026

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

05/11/2026

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

05/11/2026

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

05/11/2026

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

05/11/2026

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

05/11/2026

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave
  • Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.