AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“3 mijë euro në gotën e kafes”, lihet në burg inspektori i IMT-së, ia hedh fajin kolegut

by SHT Media
01/09/2025
in Kronikë
6
0
“3 mijë euro në gotën e kafes”, lihet në burg inspektori i IMT-së, ia hedh fajin kolegut
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me vendim të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), është lënë në burg edhe inspektori tjetër i IMT-së, shtetasi K.ZH. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici më 29 gusht, ndërsa akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me një rast ryshfeti në Kombinat.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në seancën gjyqësore inspektori dhe avokati i tij kanë mohuar akuzat.

Inspektori K.ZH, pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Madje, fajin lidhur me këtë ia hedh kolegut të tij.

“Atë ditë kam qenë me shërbim në një tjetër subjekt që ishte planifikuar për prishje. Të nesërmen kam shkuar në një lokal me porosi të kolegut për të marrë një porosi”, mësohet të ketë thënë ai.

Sipas avokatit, transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.

Kujtojmë se më 30 gusht, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për inspektorin G.F.

“Nuk e njoh qytetarin, nuk kam pasur kontakt apo takim me të, dhe nuk kam dijeni për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë rast. Detyrën time e ushtroj me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera për lirimin e hapësirave publike“, është shprehur ai para togave të zeza.

3 mijë euro për tendën

Gota e kafes me paratë që kanë marrë inspektorët

Rasti për të cilin po hetohen edhe dy punonjës të tjerë të IMT-së, u zbulua pas një denoncimi nga pronari i një objekti në zonën e Kombinatit, ku ishte konstatuar një tendë pa leje. Sipas hetimeve, pas procedurës fillestare, një nga punonjësit i ka kërkuar pronarit 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën.

Policia organizoi një operacion për të kapur katër të dyshuarit dhe i dha pronarit paratë me numër serie, për të dokumentuar ryshfetin. Dy punonjësit me inicialet G.F dhe K.Zh tentuan t’i fshehnin paratë në një lokal, ku policia vëzhgoi veprimet përmes kamerave.

Inspektorët janë shkarkuar nga detyra menjëherë pas finalizimit të operacionit policor. IMT ka reaguar më 27 gusht, përmes një deklarate zyrtare ku i cilësonte sjelljet e inspektorëve të papranueshme.

“Nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale”, thuhej në reagimin e mëhershëm të IMT-së.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

06/11/2026

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

06/11/2026

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

06/11/2026

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

06/11/2026

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

06/11/2026

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

06/11/2026

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

06/11/2026

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

06/11/2026

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

06/11/2026

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

06/11/2026

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

06/11/2026

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

06/11/2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 protestues të tjerë me 5 mijë lekë secili!

06/11/2026

“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

06/11/2026

EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara
  • Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.