AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sllovakia del sërish nga rreshti: Pas Paradës të Moskës, në Paradën Ushtarake të Pekinit

by SHT Media
30/08/2025
in Botë
6
0
Sllovakia del sërish nga rreshti: Pas Paradës të Moskës, në Paradën Ushtarake të Pekinit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Më 29 Gusht, në Republikën e Sllovakisë, përkujtohet dita e kujtimit të Kryengritjes Kombëtare Sllovake (Slovenské národné povstanie), e cila u organizua nga rezistenca sllovake me në krye gjeneralin e brigadës Ján Golian,prej 29 Gushtit deri më 28 Tetor 1944, e drejtuar kundër invazionit nazist të Sllovakisë nga trupat e Wehrmacht-it dhe nga ana tjetër kundër regjimit kuisling sllovak të Partisë Popullore Sllovake së Hlinkës (Hlinkova slovenská ľudová strana) nën udhëheqjen e kolaboracionistit , priftit katolik Jozef Tison. Së bashku me Kryengritjen e Varshavës(Powstanie Warszawskie), ajo ishte kryengritja më e madhe kundër nazizmit dhe aleatëve të tij në Evropë, gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore(1939-1945).

Që prej vitit 2003, 29 gushti është kthyer në një festë zyrtare në Republikën e Sllovake. Kurora me lule vendosen në memorialin kushtuar Kryengritjes Kombëtare Sllovake në Bratislavë dhe nderime ushtarake, por dhe prej oficialëve shtetërore zhvillohen në të gjithë Sllovakinë. Përvjetori festohet veçanërisht në mënyrë të veçant në qytetin e Banska Bystrica-së,e cila ishte qendra e kryengritjes në vitin 1944.

Gjatë fjalimit të këtij viti në Bratislavë në përkujtim të Kryengritjes Kombëtare Sllovake kryeministri sllovak Robert Fico dënoi në mënyrë të fuqishme atë që e quajti një ringjallje të fashizmit dhe nazizmit në Evropë, paralajmëroi kundër përshkallëzimit të tensioneve Lindje-Perëndim dhe mbrojti rolin e Bashkimit Sovjetik në çlirimin e Sllovakisë në Luftën e Dytë Botërore. Ai theksoi rëndësinë e kujtimit të së vërtetës historike, duke deklaruar:

“Ne e dimë shumë mirë se nga erdhi liria në Sllovaki… dhe e dimë se çfarë çmimi të madh paguan popujt e ish-Bashkimit Sovjetik për këtë luftë çlirimtare.”

“Fashizmi dhe nazizmi nuk u shtypën dhe as nuk u ndëshkuan, ata thjesht arritën të fshiheshin gjatë Luftës së Ftohtë”, vijoj më tej kryeministri Fico, duke aluduar qartazi me politikat rehabilitiese që shumë qeveri evropiane, por dhe botërore(si ajo kanadeze) kanë adaptuar gjatë dekadës së fundit për rehabilitimin e figurave të lidhura me nazi-fashizmin siç ishte rasti i figurave kolaboracionistëve të nazizmit Dragoljub Mihajloviqit në Serbi në vitin 2015, Lev Rupnikut në Slloveni në vitin 2020 ose skandali i Jarosllav Hunkas në Parlamentin Kanadez në vitin 2023.

Njëkohësisht kryeministri Fico njoftoi vizitën e tij të ardhshme në Republikën Popullore të Kinës për Paradën e Ditës së Fitores më 3 shtator, ku ai do të jetë një nga tri udhëheqësit e vetëm evropianë që do të marrin pjesë në festimet ushtarake, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentin bjellorus Aleksandr Lukashenka. Në këtë event te madh do të marrin pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Duke theksuar kështu aleancën e ngushtë të trekëndëshit politiko-ekonomiko dhe ushtarake midis Moskës,Pekinit dhe Phenianit.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

06/11/2026

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

06/11/2026

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

06/11/2026

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

06/11/2026

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

06/11/2026

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

06/11/2026

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

06/11/2026

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

06/11/2026

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

06/11/2026

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

06/11/2026

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

06/11/2026

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

06/11/2026

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

06/11/2026

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

06/11/2026

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
  • Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.