• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Turqia paralajmëron Izraelin: Nëse kërcënohemi do të përgjigjemi!

30/08/2025
in Botë
Turqia paralajmëron Izraelin: Nëse kërcënohemi do të përgjigjemi!

“Nëse kërcënohemi, nuk do të hezitojmë të përgjigjemi”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një intervistë televizive, duke folur për kërcënimin që, sipas Ankarasë, vjen nga “çmenduria e Hitlerit” që ka prekur qeverinë e shtetit të Izraelit, politikat e së cilit rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd, përveç nëse do të kërcënohemi. Në atë rast nuk do të tërhiqemi dhe përgjigja jonë nuk do të vonojë”, tha Fidan. “Mesazhi ynë është i qartë dhe i drejtohet të gjithëve: mos u tregoni armiqësorë ndaj nesh dhe ne nuk do të jemi armiqësorë ndaj jush. Por nëse dikush guxon të na kërcënojë, do të përballet me pasojat”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Reagimi vjen një ditë pasi Fidan njoftoi se Ankaraja ka ndërprerë të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin, ka ndaluar anijet turke të ankorohen në portet izraelite dhe ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët izraelitë.

Ministri i Jashtëm turk e bëri këtë deklaratë gjatë një seance të jashtëzakonshme të parlamentit turk të thirrur për situatën në Gaza.

“Turqia ka ndërprerë çdo formë tregtie me Izraelin, anijet tona nuk do të ndalen më në portet izraelite dhe asnjë avion izraelit nuk do të mund të përdorë hapësirën ajrore turke”, tha Fidan, duke ritheksuar se vendimi vinte si përgjigje ndaj ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Ky është një hap tjetër i ashpër në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas vendimeve të mëparshme të qeverisë turke për të kufizuar lidhjet diplomatike e ekonomike me Izraelin.

Kujtojmë se në maj 2024, Turqia ndërpreu të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin, duke ndaluar eksportet dhe importet, përfshirë produkte kyçe si çelik, çimento dhe aviacion. Ky hap erdhi pas refuzimit të Izraelit për të lejuar Turqinë të dërgojë ndihma humanitare në Gaza. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, e akuzoi Izraelin për “krime kundër njerëzimit”.

Tanimë, Turqia ndodhet në një pozicion kritik në Lindjen e Mesme, pasi po përballet edhe me sfida të tjera rajonale, përfshirë tensionet me Iranin dhe përpjekjet për të ndërmjetësuar në konflikte të tjera.

Më të lexuarat

  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha i zbulon planet Ramës: Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Taulant Balla

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar “shkund” perandorinë e 4iG/ Aksionet e pronarit të One Albania bien me 14.5%

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kullat, SPAK dhe qelia: Ilir Shtufi kthehet kundër Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “S’kemi ushqim, do hamë macet!”/ Zbardhen komunikimet e rusëve në front, komandantët kërcënojnë ushtarët: Do ju vrasim, nëse nuk pushtoni objektivin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH godet ministrinë e Gonxhes/ Vjedhje, abuzime, afera, punësime dhe mungesë vizioni, ja batërdia me kulturën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!