AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga anonim në oligark! Skema e 45-vjeçarit që iu bllokuan 26 milionë euro pasuri marramendëse

by SHT Media
29/08/2025
in Kronikë
6
0
Nga anonim në oligark! Skema e 45-vjeçarit që iu bllokuan 26 milionë euro pasuri marramendëse
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

45 vjeçari me identitet të dyfishtë Olsi Meta alias Kristian Koni, i dënuar më parë për “Vrasje me paramendim” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, është vënë nën hetim nga organet ligj zbatuese ditën e djeshme (28 Gusht) me dyshime të forta për pastrim parash.

Investimet në bizneset e tij, kryesisht në fushën imobilare, kanë sjellë edhe dyshime të forta se bëhet fjalë për pastrim parash në vlera të mëdha, rreth 26.5 milionë euro.

Olsi Meta alias Kristian Koni dyshohet se po i sjell paratë nga shitja e lëndëve narkotike dhe me to po investon në ndërtime në Tiranë dhe bregdet.

Në vitin 2021, ai krijoi kompaninë Kriol.al, me objekt aktiviteti që përfshinte një gamë të gjerë, nga eksporti i automjeteve dhe tregtia e pasurive të paluajtshme, deri tek konsulencat menaxheriale, reklamat, tregtia e frutave e perimeve, madje edhe transporti i mallrave.

Dokumentet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene tregojnë se pavarësisht mungesës së licencave të transportit dhe aktivitetit konkret në disa fusha, kompania ka xhiruar qindra mijëra euro. Vetëm në vitin 2024, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.

Ndërkohë, që në të njëjtin vit firma ka xhiruar gjysmë milioni euro, duke bërë kontrata me kompani të tjera.

Dyshime për call-centera të paligjshme

Burime hetimore bëjnë me dije se Meta dyshohet gjithashtu të jetë i përfshirë në call-centera të paligjshme, aktivitet i ndaluar në vendin tonë  për shkak të mashtrimeve dhe skemave të zhvatjes. Adresat e disa kompanive të regjistruara prej tij përkojnë me ato të call-centereve që operojnë në kryeqytet.

Investime në pasuri luksoze

Përveç Kriol.al, në vitin 2023 ai ka hapur edhe një kompani tjetër me objekt të gjerë veprimtarish, që përfshin dhënien me qira të apartamenteve dhe dhomave. Bëhet me dije se Meta ka krijuar një rrjet faturash dhe kontratash me kompani të tjera, duke justifikuar lëvizjen e shumave të mëdha parash.

Hetimet e deritanishme tregojnë se nga aktivitetet e tij, Meta ka arritur të zotërojë prona të shumta në Tiranë dhe bregdet, përfshirë apartamente, vila dhe hotele në zona si Palasa dhe Dhërmi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

06/11/2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

06/11/2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

06/11/2026

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

06/11/2026

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

06/11/2026

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

06/11/2026

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

06/11/2026

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

06/11/2026

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

06/11/2026

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

06/11/2026

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

06/11/2026

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

06/11/2026

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

06/11/2026

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

06/11/2026

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme
  • Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.