AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

U prezantuan si Erion Veliaj për t’i zhvatur ndërtuesit 70 mijë euro, dënohen për mashtrim

by SHT Media
29/08/2025
in Kronikë
6
0
U prezantuan si Erion Veliaj për t’i zhvatur ndërtuesit 70 mijë euro, dënohen për mashtrim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro. Rregullohemi bashkë diku tjetër”. Një mesazh me këtë tekst i ka mbërritur në rrjetin “Telegram” nga një numër i panjohur një biznesmeni ndërtimi në kryeqytet, më 26 shtator të vitit 2023. Pas tij nuk ishte kryebashkiaku i Tiranës, por një 28-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte duke vënë në jetë një skemë mashtrimi.

Në vijim të komunikimit, biznesmeni me iniciale G. A. ka treguar gatishmëri t’ia dërgonte paratë te zyra në bashki. Nga bashkëbiseduesi i është kërkuar fillimisht t’i dorëzonte të hollat në Vlorë, më pas në një restorant të njohur pranë Lushnjës, e në përfundim kanë lënë si pikë takimi parkimin e një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Por, teksa ka shkuar në vendin e caktuar, personi që do të merrte paratë nuk e dinte që në çantën e vënë përpara syve nuk kishte euro, por letra, dhe se gjithçka po ndodhte para syve të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë dhe bënë arrestimin e tij, shkruan A2 CNN.

Pas ndalimit, personi ka komunikuar me porositësin, duke pretenduar se paratë u morën, ç’ka çoi më pas në identifikimin e katër personave të tjerë të përfshirë.

Për këtë përpjekje zhvatjeje, Gjykata e Tiranës ka fajësuar pak ditë më parë për “mashtrim” të mbetur në tentativë, të pandehurit Xhensil Qefa-Hida dhe Leonard Xhika dhe i ka dënuar me nga 3 vjet burg secilin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vjet, ndërsa për të pandehurin Xhika, gjykata pezulloi burgun dhe e la për 4 vite në Shërbim Prove.

Sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga A2 CNN, “truri” i përpjekjes së mashtrimit ishte i pandehuri Xhensil Qefa-Hida. Ai u dënua në mungesë, pasi nuk është arrestuar. Qefa rezulton se ka kontaktuar biznesmenin, duke u hequr si Erion Veliaj dhe, nga ana tjetër, ka instruktuar Leonard Xhikën të shkonte të merrte paratë. Përmes një personi tjetër, ai i ka vënë në dispozicion Xhikës një telefon, duke e udhëzuar që ta hidhte bashkë me numrin pas takimit me biznesmenin.

Në deklarimet e tij, Xhika ka pretenduar se kishte komunikuar në “Telegram” me Qefën, i cili i kishte kërkuar të shkonte të merrte një porosi në Tiranë tek një person, një shumë prej 20 mijë eurosh, nga të cilat mund të mbante 3 mijë.

Në të njëjtën dosje, gjykata fajësoi edhe tre persona të tjerë. Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj u dënuan përfundimisht me nga 8 muaj burg për “moskallëzim krimi”. Sipas vendimit, pasi ka kujtuar se ishin marrë paratë, Xhensil Qefa-Hida i ka kontaktuar, duke u kërkuar të takonin Xhikën për të marrë disa shuma parash, për t’ia çuar njerëzve të tjerë, duke mbajtur një përqindje për vete.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

06/11/2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

06/11/2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

06/11/2026

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

06/11/2026

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

06/11/2026

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

06/11/2026

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

06/11/2026

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

06/11/2026

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

06/11/2026

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

06/11/2026

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

06/11/2026

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

06/11/2026

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

06/11/2026

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

06/11/2026

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme
  • Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.