AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

VIDEO / Homazhet për Naun Shundin, aktori përcillet për në banesën e fundit

by SHT Media
29/08/2025
in Kronikë
6
0
VIDEO / Homazhet për Naun Shundin, aktori përcillet për në banesën e fundit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U përcoll sot (29 gusht) për në banesën e fundit aktori Naun Shundi.

Beteja e vështirë me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej disa muajsh, e largoi atë nga skena e teatrit. Pas diagnostikimit, Shundi u dërgua për trajtim më të specializuar në një spital në Francë, ndërsa më pas u rikthye në Shqipëri, aty ku edhe ndërroi jetë.

Homazhet për artistin e ndjerë u zhvilluan në Teatrin Kombëtar, vendin ku aktori realizoi qindra role. Ai u përcoll nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë, të cilët theksuan profesionalizmin, seriozitetin, modestinë dhe dashurinë e madhe të aktorit për skenën.

“Do ta kujtojmë si një koleg ndër të rrallët. Në atë heshtjen e vet, në atë qetësinë e vet bënte shumëçka,” u shpreh aktorja Elida Janushi.

“Sot është vërtet një humbje dhe trishtim i madh, jo vetëm për komunitetin artistik, por për gjithë publikun shqiptar,” tha aktori Bujar Asqeriu.

“Ishte vërtet një aktor shumë, shumë i mirë. Por mbi të gjitha ishte një njeri i shumë i mirë, një artist. Nuk e di nëse e ka bërë tjetër njeri, por ai kishte bërë një teatër. Dashuria e tij për teatrin, që e kam quajtur edhe ‘dashnor i teatrit’, ishte e jashtëzakonshme,” tregoi regjisori Edmond Topi.

“Një aktor i shkëlqyer i skenës dhe ekranit shqiptar. Mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm,” tha regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu.

Naun Shundi lindi në Tiranë më 3 shkurt 1959. Ai ndoqi fillimisht Shkollën e Mesme të Kulturës, ku në vitin 1977 u diplomua në regji. Më 1983 përfundoi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe menjëherë nisi punën si aktor në Teatrin Kombëtar.

Pas një periudhe në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri, në vitin 1986 ai u rikthye sërish në Teatrin Kombëtar, ku la gjurmë me dhjetëra role.

Ai është vlerësuar si “Aktori më i Mirë” në Olimpiadën Teatrore, ndërsa mes viteve 1993–2000 ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve, ku dha mësim mbi mjeshtërinë e aktorit, regjinë dhe fjalën artistike. Në vitin 1995 kreu specializim në Teatrin Kombëtar të Bukureshtit.

Në repertorin e tij numërohen mbi 60 role, mes tyre Ezopi te “Ezopi”, Urani te “Zoti godet me putër”, si dhe pjesëmarrje në shfaqje si “Kopshti me dallëndyshe”, “Drejt perëndimit”, “Si e mposhta Musolinin”, “Kontrata”, “Henry IV”, “Tri motrat” e shumë të tjera.

Së bashku me bashkëshorten, aktoren Raimonda Shundi, themeloi teatrin privat “Zonja e Bujtinës”, duke sjellë në skenë vepra origjinale dhe me ndikim, që e bënë një figurë të rëndësishme të artit skenik shqiptar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

06/11/2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

06/11/2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

06/11/2026

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

06/11/2026

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

06/11/2026

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

06/11/2026

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

06/11/2026

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

06/11/2026

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

06/11/2026

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

06/11/2026

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

06/11/2026

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

06/11/2026

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

06/11/2026

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

06/11/2026

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme
  • Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.