• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Netanyahu nuk dorëzohet para protestave, vijon ofensivën duke vrarë dhe zhvendosur palestinezë

27/08/2025
in Botë
Netanyahu nuk dorëzohet para protestave, vijon ofensivën duke vrarë dhe zhvendosur palestinezë

Ushtria izraelite po vijon ofensivën më thellë në qytetin e Gazës, duke shkatërruar lagje të tëra dhe duke i lënë familjet palestineze pa asnjë vend të sigurt për të shkuar, teksa kërkon të pushtojë qendrën më të madhe urbane të Rripit, ndërsa një zi buke e shkaktuar nga Izraeli ka kapluar enklavën e rrethuar.

Videot e publikuara nga Al Jazeera treguan palestinezët që iknin nga zona as-Saftawi, në veri të qytetit të Gazës, ndërsa Izraeli përpiqet të detyrojë afër 1 milion banorë të zhvendosen në jug drejt zonave të përqendrimit, shkruan A2 CNN.

Pamjet filmike kapën radhë të gjata burrash, grash dhe fëmijësh që lëviznin përgjatë rrugëve me pluhur dhe të shkatërruara, shumë prej tyre mbanin çanta, batanije dhe dyshekë. Disa shtynin karroca të mbushura me sende personale, ndërsa të tjerë mbanin fëmijët për dore ndërsa lëviznin drejt perëndimit në këmbë.

Izraeli ka shkatërruar plotësisht më shumë se 1,000 ndërtesa  në lagjet Zeitoun dhe Sabra të  qytetit të Gazës që kur filloi sulmin e tij të vazhdueshëm në qytet më 6 gusht, sipas vlerësimeve të Mbrojtjes Civile Palestineze, përcjell A2 CNN.

Banorja dhe shkrimtarja e qytetit të Gazës, Sara Awad, tha se familjet palestineze duhej të zgjidhnin midis përballimit të bombardimeve intensive të Izraelit në shtëpi ose zhvendosjes përsëri.

“Gjithë kohës, pyes veten pse duhet të iki dhe të jetoj në një tendë, ndërkohë që shtëpia ime është këtu”, tha Awad. Çdo ditë, ajo sheh më shumë familje palestineze që mbledhin sendet e tyre pavarësisht se nuk kanë ku të shkojnë.

“Nuk ka kuptim të largohem nga shtëpia ime ndërsa ata nuk po na trajtojnë si qenie njerëzore”, tha ajo. Megjithatë, ajo tha se besonte se palestinezët po “jetonin ditët e tyre të fundit në Qytetin e Gazës”.

Të paktën 64 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën që nga agimi, thanë burime spitalore për Al Jazeera

Qeveria izraelite e drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu është e vendosur për të vijuar  ofensivën tokësore drejt qytetit të Gazës, pavarësisht valës masive të protestave që ka përfshirë vendin.

Mijëra qytetarë kanë zbarkuar në rrugët e Tel Avivit, Jerusalemit dhe qyteteve të tjera për të kërkuar armëpushim, kthimin e pengjeve dhe ndaljen e luftës. Por kabineti i sigurisë, pas një mbledhjeje maratonë të mbajtur mbrëmjen e kaluar, ka konfirmuar vendosmërinë për të vazhduar operacionet ushtarake.

Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur në Gaza ka thirrur mijëra qytetarë në sheshe për të ushtruar presion ndaj qeverisë që të pranojë propozimet për armëpushim dhe të punojë për lirimin e pengjeve.

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!