AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Reuters” zbulon kushtet e Putinit për paqen: Kërkohet Donbasi, mosanëtarësimi në NATO dhe neutralitet ushtarak

by SHT Media
22/08/2025
in Botë
6
0
“Reuters” zbulon kushtet e Putinit për paqen: Kërkohet Donbasi, mosanëtarësimi në NATO dhe neutralitet ushtarak
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë territori i rajonit lindor të Donbasit, të mos e synojë anëtarësimin në NATO, të mbetet shtet neutral dhe të mos pranojë trupa perëndimore në territorin e saj.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters“, e cila lajmin e bazon në tri burime të afërta me diskutimet e nivelit të lartë në Kremlin, në propozimin e tij të ri, presidenti rus ka këmbëngulur që Ukraina të tërhiqet tërësisht nga pjesët e Donbasit që i ka ende nën kontroll.

Si këmbim, Moska do të ndalej në vilat aktuale të frontit në Zaporizhia dhe Kherson, shtuan ato.

Rusia ka nën kontroll rreth 88 për qind të territorit të Donbasit e 73 për qind të Khersonit e Zaporizhias, sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara.

Burimet thanë se Rusia gjithashtu është e gatshme që të dorëzojë pjesë të vogla të rajoneve Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të enjten se Putini është i përgatitur që të takohet me Zelenskyn, por se fillimisht duhet të punohet në të gjitha çështjet dhe se është në pikëpyetje autoriteti i presidentit ukrainas për të nënshkruar një marrëveshje të paqes.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh një ditë më parë se nëse do të ketë paqe, do të mësohet brenda dy javëve të ardhshme, dhe nëse ajo nuk do të arrihet brenda kësaj kohe, SHBA-ja do të ndjekë një tjetër strategji.

Trump tha më herët se Ukraina nuk mund ta fitonte luftën pa sulmuar në territorin rus, pasi do ishte si një skuadër e cila luan vetëm në mbrojtje.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.