AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shtëpia e Bardhë zbarkon në “TikTok”, videoja e parë merr 2 milionë shikime

by SHT Media
21/08/2025
in Botë
6
0
Shtëpia e Bardhë zbarkon në “TikTok”, videoja e parë merr 2 milionë shikime
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Logoja është e thjeshtë: sfond i zi dhe mbishkrimi i bardhë: “The White House”. Poshtë, përshkrimi: “Mirë se vini në Epokën e Artë të Amerikës”. Kjo është llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social “Tik Tok”. Brenda një dite, ky profil ka mbledhur mbi 250 mijë ndjekës.

Kjo ndodh pavarësisht ligjit që hyri në fuqi në janar, i cili parashikon bllokimin total të rrjetit social kinez brenda kufijve amerikanë, përveçse nëse ai shitet te një kompani amerikane.

Megjithatë, administrata Trump ka lënë të kuptohet qartë se jo vetëm që e mbështet “TikTok”-un, por ka edhe gjithë synimin ta shfrytëzojë maksimalisht këtë mjet të fuqishëm komunikimi.

@whitehouseAmerica we are BACK! What’s up TikTok?

♬ original sound – The White House

Presidenti e kuptoi vërtet ndikimin e tij gjatë fushatës së fundit elektorale.
“Ka një vend të ngrohtë në zemrën time, sepse fitova me 34 pikë përpara te të rinjtë. Ka nga ata që thonë se ‘TikTok’ ka ndikuar në këtë”, pati deklaruar ai menjëherë pas rizgjedhjes.

Ky rrjet që ka një “vend të ngrohtë” në zemrën e tij, siç u shpreh Trump, ka bërë që deri tani ndalimi i aplikacionit në SHBA të shtyhet tri herë. Rasti do të rishqyrtohet në mes të shtatorit. Ndërkohë, hapet një skenë e re për të komunikuar me të rinjtë: profili zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në “TikTok”.

Videoja e parë u publikua më 20 gusht dhe tregon presidentin Donald Trump në një seri imazhesh mbresëlënëse, të shoqëruara nga një muzikë epike në stilin e filmave të Hollivudit, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i tij që thotë: “Çdo ditë zgjohem i vendosur për ta përmirësuar jetën e të gjithë njerëzve të këtij kombi. Unë jam zëri juaj.”

Postimi 27 sekondësh u hap me fjalinë: “Amerikë, jemi rikthyer! Si jeni ‘TikTok’?”
dhe brenda 24 orësh grumbulloi gati dy milionë shikime.

Qëllimi pas hapjes së këtij profili shpjegohet nga zëdhënësja për shtyp Karoline Leavitt: “Administrata Trump është e angazhuar të komunikojë sukseset historike të presidentit Trump me popullin amerikan nëpërmjet sa më shumë platformave dhe audiencash.”

Dhe në këtë platformë, “TikTok”, janë të pranishëm 170 milionë amerikanë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.