• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Dolën kundër kontratave me Izraelin, 18 arrestime pas protestave të punonjësve të “Microsoft”-it

21/08/2025
in Botë
Dolën kundër kontratave me Izraelin, 18 arrestime pas protestave të punonjësve të “Microsoft”-it

Kërkesa është njëkohësisht e thjeshtë dhe komplekse: ndërprerje e plotë e çdo lidhjeje dhe kontrate me Izraelin.

Për dy ditë me radhë, një grup punonjësish të “Microsoft”-it kanë protestuar para selisë qendrore të kompanisë kundër përdorimit ushtarak të teknologjive që kompania e tyre prodhon në konfliktin në Gaza.

Sipas policisë, protesta paqësore që nisi të martën më 19 gusht u bë gjithnjë e më e tensionuar ditën pasardhëse, duke përfunduar me 18 arrestime.

Pse po protestojnë?

Në fillim të gushtit, një hetim i “The Guardian” shkaktoi një tërmet brenda zyrave të kompanisë “Microsoft”, si tek punonjësit, ashtu edhe tek drejtuesit më të lartë. Sipas gazetës britanike, ushtria izraelite po përdor platformën “cloud” të “Microsoft”-it, “Azure”, për të krijuar një sistem të mbikëqyrjes masive, duke mbledhur dhe ruajtur regjistrime të miliona telefonatave të bëra nga palestinezët që jetojnë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Po sipas “The Guardian”, ky sistem është aktiv që prej vitit 2022 dhe gazeta citon një takim të ndodhur në vitin 2021 midis CEO-s së “Microsoft”-it, Satya Nadella, dhe komandantit të Njësisë 8200 (agjencia izraelite e mbikëqyrjes ushtarake).

Pas publikimit të raportit, “Microsoft” deklaroi se nuk ishte në dijeni të të dhënave që po ruheshin në “Azure”, ndonëse janë mbledhur dokumente dhe dëshmi nga 11 burime të ndryshme, nga të dyja palët, që përshkruajnë në detaje krijimin e këtij arkivi komunikimesh mes palestinezëve.

Ky arkiv, për më tepër, pretendohet se ruhet në qendrat e të dhënave të “Microsoft”-it në Evropë, konkretisht në Holandë dhe Irlandë. Këto përgjime do të ishin përdorur, për shembull, për të koordinuar sulme ajrore dhe operacione tokësore.

Por nuk mbaron këtu. Në shkurt, “Associated Press” zbuloi se bashkëpunimi midis “Microsoft”-it dhe Ministrisë së Mbrojtjes izraelite është shumë i fortë dhe madje është forcuar që pas 7 tetorit 2023. Agjencia kishte zbuluar që platforma “Azure” po përdorej si një “armë strategjike” për të transkriptuar, përkthyer dhe analizuar informacionet e mbledhura përmes survejimit masiv. Këto të dhëna më pas përdoren realisht në terren, duke u kombinuar me modelet e inteligjencës artificiale të “Microsoft”-it dhe sistemet e brendshme të shënjestrimit të Izraelit.

Edhe në atë kohë, “Microsoft” e kishte mohuar që teknologjitë e saj po përdoren për të goditur civilët në Gaza, dhe kishte hapur një hetim për të kuptuar nëse kishte shkelje të kushteve kontraktuale nga pala izraelite. Pas hetimit të “The Guardian”, kompania angazhoi një firmë ligjore, “Covington & Burling”, për të nisur një hetim të dytë. Deri tani, asnjë rezultat nuk është bërë publik.

Largime nga puna dhe arrestime

Përdorimi i teknologjisë së zhvilluar nga gjigantët e teknologjisë për qëllime ushtarake nuk është diçka e re. Po ashtu, nuk janë të reja as debatet dhe shqetësimet e punonjësve rreth këtyre kontratave. Jo vetëm “Microsoft”, por edhe “Google”, “OpenAI” dhe “Meta” (pa përmendur “Palantir”) bashkëpunojnë ngushtë me ushtrinë amerikane.

Rasti i “Microsoft”-it dhe përfshirja e mundshme në luftën në Gaza ka shkaktuar një seri protestash në selinë në Redmond që kanë vazhduar prej muajsh. Brenda kompanisë janë krijuar grupe aktiviste, që e akuzojnë hapur “Microsoft”-in për lejimin e përdorimit të teknologjisë së saj për “mbikëqyrjen, urinë dhe vrasjen e palestinezëve”.

Tre persona janë pushuar nga puna, në prill dhe maj, për ndërprerjen e hapur të disa eventeve publike, përfshirë një fjalim të CEO-s Nadella dhe festimet për 50-vjetorin e kompanisë, për të shprehur kundërshtinë e tyre.

Më 19 gusht, u publikua online një thirrje për një “intifadë punëtorësh” (Shënim i red: Termi “intifadë” i referohet kryengritjeve popullore të palestinezëve kundër pushtimit dhe kontrollit izraelit në territoret palestineze). Nuk dihet saktësisht sa ishin pjesëmarrësit nga 47 mijë punonjësit që ndodhen në selinë e Redmond, por zhurma që ata bënë ishte e madhe, me flamuj palestinezë, pankarta dhe bojë të kuqe gjaku e hedhur mbi logon e “Microsoft”-it.

Dita përfundoi me 18 arrestime dhe një deklaratë zyrtare nga kompania:

“Do të vazhdojmë të angazhohemi me vendosmëri për të mbështetur standardet tona në lidhje me të drejtat e njeriut në Lindjen e Mesme, duke mbështetur dhe ndërmarrë masa konkrete për të kundërshtuar veprimet e paligjshme që dëmtojnë pronën, ndërpresin aktivitetet tregtare ose kërcënojnë dhe dëmtojnë njerëz të tjerë.”

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!