AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

E paimagjinueshme/ Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

by SHT Media
20/08/2025
in Botë
6
0
E paimagjinueshme/ Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë.

Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht me mbështetësit e SNS-së, partisë së Presidentit Aleksandër Vuçiç, teksa vetë ai ka thënë se brenda 10 ditëve do të shohim përgjigjen e shtetit, duke paralajmëruar arrestime.

Në valën e reagimeve kundër Vuçiçit është përfshirë si rrallëherë edhe bota e futbollit në Serbi. Presidenti serb mbrëmjen e djeshme ndoqi nga afër në shkallët e stadiumit “Rajko Mitic”, sfidën e vlefshme për raundin e fundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Crvena Zvezda pësoi humbje turpëruese në shtëpi përballë qipriotëve të Pafos, me rezultatin 2:1.

Vuçiq u ul në zonën VIP të stadiumit me Zvezdan Terziqin, por të pranishëm pranë tyre ishin edhe trajneri i kombëtares së Serbisë Dragan Stojković, Nikola Lazetić dhe presidenti i klubit qipriot Sergej Lomakin.

Kur po largohej nga stadiumi, Vuçiç përveç humbjes së ekipit të zemrës pësoi një tjetër goditje, pasi nga shkallët e stadiumit nisën brohoritjet kundër tij, duke thirrur në kor: “Vuçiç pederasti”.

Vuçiç, një tifoz i madh i Crvena Zvezdës, ndoshta nuk e priste këtë situatë, por kjo duket se është një tjetër provë se pozicioni i tij në publik është tronditur ndjeshëm.

Disa orë pas ndeshjes Vuçiç iu përgjigj asaj që dëgjoi në stadiumin e Zvezdës, të njohur edhe si “Maracana”.

“Është më e lehtë t’i kthesh njerëzit kundër dikujt nga të tutë. Në stadiumin Partizan, ke një tribunë jugore që është besnike ndaj lojtarëve të saj dhe do të duartrokasë edhe kur humbasin. Në stadiumin Zvezda, ke një tribunë veriore që është besnike ndaj lojtarëve të saj dhe do të duartrokasë, dhe gjithashtu ke ata që, megjithëse e mbështesin atë klub, do të fishkëllojnë pas topit të parë të humbur ose çdo gjëje tjetër, të cilët nuk janë besnikë ndaj askujt dhe asgjëje. Mendoj se ata mendojnë se kanë të drejtë të thonë për veten e tyre se luajnë më mirë dhe se e kuptojnë topin dhe se do të bënin diçka më të mirë”, tha Vuçiç.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.