AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Skenar befasues në Serbi, Milorad Dodik pason Vuçiçin si President?

by SHT Media
20/08/2025
in Botë
6
0
Skenar befasues në Serbi, Milorad Dodik pason Vuçiçin si President?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita në Serbia ka dyshime se në një skenar të paimagjinueshëm, Milorad Dodik mund të pasojë Aleksandër Vuçiç, duke hyrë në garën për President të Serbisë.

Zëvendëskryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviç, deklaroi të martën në mëngjes se po shqyrtohet seriozisht mundësia që Milorad Dodik, i cili pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Apelit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është më president i Republikës Srpska, të jetë kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për televizionin Nova S, Stefanović tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mandati i dytë presidencial i të cilit po skadon dhe i cili, sipas Kushtetutës, nuk mund të kandidojë më, planifikon të kthehet në pozicionin e kryeministrit.

“Vuçiç dëshiron të marrë postin e Kryeministrit dhe po e përgatit Milorad Dodikun për postin presidencial. Ai ka shtetësi serbe dhe tani, pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ia ka hequr postin, ai nuk mund të jetë më President i Republikës Srpska”, tha Stefanoviç.

Duke folur për protestat e mbrëmshme, Stefanović komentoi gjithashtu paraqitjen e Aleksandër Vučić para ambienteve të SNS në Palilula, ku dritaret ishin thyer më parë, dhe ndërhyrjet e policisë që përfshinin arrestime dhe rrahje të protestuesve.

Kjo, sipas tij, është një tjetër përpjekje nga autoritetet për të “mbajtur një gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”. “Qeveria tani do të përpiqet ta klasifikojë këdo që del në rrugë nën termin shumë të gjerë “terrorizëm”. E gjithë kjo është një prelud i rritjes së represionit nga regjimi që e ka shkatërruar pothuajse plotësisht Serbinë dhe përfaqëson qeverinë më të keqe në historinë e saj”, tha Stefanović.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë pavarësisht presionit dhe dhunës.

“Pavarësisht se sa e vështirë është dhe pavarësisht se sa dhunë, arrestime dhe rrahje na vijnë nga ana tjetër, ne duhet të qëndrojmë të qetë. Rezistenca paqësore dhe e mençur, si mbrëmë në Beogradin e Ri kur policia i pa në heshtje protestuesit, është përgjigjja më efektive”, përfundoi Stefanović.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

21/10/2026

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje
  • “Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.