AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rusia s’i trembet kërcënimit të Trump, do testojë para samitit raketën “e pathyeshme” bërthamore

by SHT Media
14/08/2025
in Botë
6
0
Rusia s’i trembet kërcënimit të Trump, do testojë para samitit raketën “e pathyeshme” bërthamore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia po përgatitet të testojë një raketë lundruese të armatosur me koka bërthamore, në prag të samitit mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump, që zhvillohet ditën e nesërme në Alaska.

Presidenti amerikan e paralajmëroi Putini 48 orë para takimit për “pasoja të rënda” nëse samiti dypalësh nuk jep rezultat konkret dhe lufta në Ukrainë vazhdon pas të premtes, por ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë përgatitje intensive nga Moska në vendin e testimeve Pankovo në Novaja Zemlja, një arkipelag i largët në Detin Barents.

Fotografitë, të marra gjatë javëve të fundit nga kompania komerciale Planet Labs, zbulojnë një rritje të madhe të personelit, pajisjeve, anijeve dhe avionëve të lidhur me testet e mëparshme të raketës 9M730 Burevestnik, e njohur nga NATO si SSC-X-9 Skyfall.

Një burim sigurie nga Perëndimi gjithashtu ka konfirmuar se Rusia po përgatitet për një lëshim të raketës Burevestnik, duke mbështetur gjetjet e Jeffrey Lewis nga Instituti Middlebury për Studime Ndërkombëtare dhe Decker Eveleth nga organizata kërkimore CNA.

Putini s'i trembet kërcënimit të Trump para samitit, Rusia

Lewis i tha agjencisë Reuters se testimi i raketës mund të ndodhë këtë javë, gjë që mund të hedhë hije mbi samitin e planifikuar Putin-Trump në Alaskë.

Putin më parë e ka përshkruar Burevestnik si të pathyeshëm nga mbrojtjet raketore aktuale dhe të së ardhmes, duke pretenduar se ka rreze veprimi pothuajse të pakufizuar.

Zhvillimi i këtyre raketave është kthyer në një prioritet për Rusinë, veçanërisht pasi Trump zbuloi në janar atë që ai e quajti sistemi raketor amerikan “Golden Dome”.

Megjithatë, disa specialistë janë skeptikë nëse kjo raketë mund vërtet të shmangë sistemet mbrojtëse apo të japë përparësi që Rusia nuk i ka tashmë. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se raketa mund të lëshojë rrezatim të rrezikshëm gjatë fluturimit të saj.

Studiuesit besojnë se testi është planifikuar kohë më parë, përpara se të shpallej samiti, por ata thonë se Putini mund të kishte ngadalësuar ose ndalur përgatitjet e dukshme për të treguar se ishte i hapur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të rifilluar bisedimet për kontrollin e armëve me SHBA-në.

Sipas Iniciativës për Kërcënimin Bërthamor, Burevestnik nuk ka një histori të suksesshme, me vetëm dy suksese të pjesshme në 13 testime.

Lewis dhe Eveleth thonë se imazhet e Planet Labs të marra që nga fundi i korrikut tregojnë grumbullim të kontejnerëve, më shumë pajisje dhe personel në vendin e testimit. Sipas tyre dy avionë të pajisur për mbledhjen e të dhënave të testimit janë parkuar në aeroportin ushtarak Rogachevo që nga mesi i korrikut, të dy me kube radarësh në formë pjatash.

Putini s'i trembet kërcënimit të Trump para samitit, Rusia

Gjithashtu vihet re prania e të paktën pesë anijeve të lidhura me testet e mëparshme dhe sajti për gjurmimin e anijeve VesselFinder.com tregon se një anije e gjashtë, Teriberka, po lëviz drejt Novaja Zemlja këtë javë. Reuters konfirmoi kursin e anijes, por nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur pjesën tjetër të gjetjeve.

Studiuesit thonë se kanë filluar të monitorojnë Pankovon që në korrik dhe kanë shtuar vëzhgimin pas paralajmërimit detar të lëshuar nga Rusia më 6 gusht. Njoftimet në sistemin e Administratës Federale të Aviacionit të SHBA sugjeruan një dritare të mundshme për lëshimin e kësaj rakete nga 9 deri më 22 gusht.

Ushtria norvegjeze i tha Reuters se Deti Barents është një “lokacion i rëndësishëm për testet raketore të Rusisë” dhe se paralajmërimet tregonin për “përgatitje për aktivitete testimi”, megjithëse nuk konfirmoi llojin e armës.

Në fund të korrikut, Eveleth vuri re një strukturë të madhe që mbronte lëshuesin duke u lëvizur përpara dhe prapa, gjë që ai e quajti “provë shumë të qartë” për një test të afërt. Lewis publikoi imazhe të datës 7 gusht që tregonin mbulesën e lëshuesit, kontejnerët, një vinç dhe një helikopter. “Po ecën me ritëm të plotë,” tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

21/10/2026

BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

21/10/2026

Vrasja e vëllezërve Islamaj, lihet në burg Ngushëllim Manzi, zbardhet dëshmia e tij

21/10/2026

Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

21/10/2026

Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

21/10/2026

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

21/10/2026

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

21/10/2026

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

21/10/2026

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

21/10/2026

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

21/10/2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

21/10/2026

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

21/10/2026

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

21/10/2026

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

21/10/2026

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kështjellë në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i akuzuar për dosjen AKSHI tenton t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri
  • Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.