• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, pritet të përfundoj brenda vitit

11/08/2025
in Politikë
Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, pritet të përfundoj brenda vitit

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë inspektuar kantierin e aksit rrugor Berat–Ballaban, ku punimet janë avancuar ndjeshëm në të gjithë gjatësinë e rrugës.

“Rruga është totalisht e dukshme. Nga Këlcyra drejt urës së Ballabanit për t’ju drejtuar Beratit, po shikoja që është bërë punë shumë e mirë, përsa i përket skarpateve, të cilat janë pothuajse të gjitha të përfunduara. Ka zona ku po punohet akoma. Nga i gjithë informacioni që kam për sa i përket këtij segmenti nga ana e Beratit në lotin 1 dhe 2 ne kemi nisur dhe shtrimin e asfaltit,” tha Balluku

Drejtori i projektit th se janë realizuar më shumë se 50% e punimeve fizike dhe u shpreh se synimi është që brenda këtij viti aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet.

Që prej fillimit të punimeve, ky projekt ka nisur të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, ku shumë banorë kanë investuar në ngritjen e bujtinave të para.

“Kur ende nuk ishte hapur traseja në zonë kanë filluar iniciativat e para të turizmit. Unë nuk e shikoj vetëm si një aks të rëndësishëm për banorët e zonës, padyshim për zonën e Ballabanit, por është shumë e rëndësishme për të gjithë aksin Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj që e lidh me Beratin përsa i përket turizmit”, tha Kumbaro.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekt, i cili prek dy qarqe dhe disa bashki, jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, por do të ketë një ndikim të gjerë në zonë, e cila ka potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për të rritur volumet e shkëmbimeve bujqësore, për të lehtësuar fëmijët që shkojnë në shkolla, shkëmbimet midis fshatrave ku rruga kalon, pasi kjo është një rrugë që kalon në tre krahina të rëndësishme, siç është Përmeti, Skrapari dhe Berati. Ndërkohë që ne projektonim, ndërkohë që u bë procedura, u hap kantieri, ndërkohë që ne jemi duke ndërtuar rrugën ka përparuar shumë iniciativa individuale e banorëve të zonës për të bërë agroturizëm,” nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi se është e rëndësishme që kantieri të përfundojë brenda muajit tetor, duke paralajmëruar që rruga do të jetë një arterie e rëndësishme për turizmin duke nisur nga viti i ardhshëm.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!