AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Fikja e sinjalit të News24, Bardhi: Aksion banditesk, SPAK të veprojë menjëherë

by SHT Media
09/08/2025
in Politikë
6
0
Fikja e sinjalit të News24, Bardhi: Aksion banditesk, SPAK të veprojë menjëherë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së policisë dhe ndërprerjes së transmetimit të News24, duke e cilësuar këtë ngjarje si “akt kriminal, represion policor dhe sulm të paprecedentë ndaj fjalës së lirë”.

Bardhi thekson se “ky aksion banditesk po udhëhiqet nga një kriminel, si Ardi Veliu, njeriu me lidhje të njohura me krimin e organizuar dhe me mijëra faqe transkripte në SPAK që e provojnë si shërbëtor të bandave”.

Deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK të ndërhyjë menjëherë: “Veproni sot ose nesër do të jetë shumë vonë! Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe demokracisë në vend.”

Reagimi i plote i Gazment Bardhit: 

Nuk po u besoja syve si qytetar, si jurist dhe si deputet, teksa shihja se si forcat e policisë së një vendi kandidat për në BE kanë rrethuar redaksinë e televizionit më të ndjekur informativ, News24, redaksinë e Balkanweb, Gazetës Panorama dhe Gazetës Shqiptare, duke i penguar të ushtrojnë misionin e tyre të shenjtë – atë të informimit me paanësi dhe profesionalizëm të publikut. Ky është një akt tronditës, një sulm i paprecedentë dhe represion policor ndaj fjalës së lirë.

Me këtë vendim tërësisht arbitrar dhe të paligjshëm, është cenuar në mënyrën më brutale liria e medias – një vlerë e shenjtë për demokracinë e një vendi. Gazetarët janë nxjerrë forcërisht nga ambientet e punës, ndërkohë që medias më të ndjekur informative News24, i është hequr në mënyrë brutale energjia dhe transmetimi.

Kjo ndërhyrje është kriminale dhe shoh se aksioni banditesk po udhëhiqet nga një kriminel, si Ardi Veliu, që ka zaptuar forcërisht ambientet e News24. Ardi Veliu, njeriu që mbahet mend vetëm për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe që ka me mijëra faqe transkripte në SPAK që provojnë se është shërbëtor i bandave.

I bëj thirrje SPAK të veprojë menjëherë jo vetëm ndaj këtij krimineli recidivist, që prej kohësh duhet të ishte në burg, por edhe ndaj këtij sulmi të paprecedentë ndaj medias së lirë. Është detyrë e çdo institucioni të pavarur ligjzbatues që të ndalë dhunën brutale ndaj një lirie të shenjtë, siç është liria e medias. Veproni sot ose nesër do jetë shumë vonë!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.