• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Aksioni për sigurinë ushqimore, PD: Rama po i jep goditjen finale prodhimit vendas

02/08/2025
in Politikë
Aksioni për sigurinë ushqimore, PD: Rama po i jep goditjen finale prodhimit vendas

Partia Demokratike kritikon aksionin e qeverisë për sigurinë ushqimore dhe sekuestron e produkteve blegtorale e bujqësore pa faturë.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilëson këtë aksion si një “ultimatum” të Edi Ramës, që jo vetëm nuk garanton sigurinë ushqimore, por dëmton rëndë fermerët dhe prodhimin vendas.

Sipas PD, aksioni nuk ka në qendër interesin publik, por mbulimin e dështimeve qeveritare dhe goditjen e prodhuesve të vegjël.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Pas ultimatumit të Edi Ramës para disa ditësh nisi aksioni për faturimin e detyrueshëm të produkteve ushqimore dhe blegtorale me qëllim gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore. Për këtë, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore në aksion të përbashkët nisën penalizimet e sekuestrimet e mallrave pa faturë.

Mirë që tatimet reaguan publikisht, ndryshe administrata e devotshme e Edi Ramës po zbarkonte edhe te shitësit ambulantë pavarësisht se ata përjashtohen nga lëshimi i faturave tatimore dhe mbajtja e dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Në vëmendje të Edi Ramës në fakt duhet të jenë statistikat e INSTAT sipas të cilit:
Në vitin 2024 numri i krerëve të bagëtive është ulur në total 30% më pak krahasuar me vitin 2014. Në vitin 2024 prodhimet blegtorale janë ulur në total 20% më pak krahasuar me vitin 2014. Në vitin 2024 sasia e qumështit të grumbulluar është ulur në total me 32% më pak krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave edhe peshkimi në vitin 2024, ka shënuar një rënie prej 14,9% të sasisë së peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shpenzimet për importin kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit duke bërë që në vitin 2024 në total të ishin 40% më të larta krahasuar me vitin 2020.

Këto të dhëna dëshmojnë për dështimin e politikave të ndjekura nga qeveria Rama, që kanë sjellë një rënie drastike të prodhimit vendas dhe kanë thelluar varësinë nga importet. Sikur të mos mjaftonin këto, në vend të krijojë strategji të mirëstudiuara dhe testuara për fermerët e prodhimin vendas jep ultimatum për raprezalje nën justifikimin e sigurisë ushqimore.

Mungesa e sigurisë ushqimore në thelb shkaktohet nga politikat e gabuara të shtetit dhe keqorientimi ndër vite i prodhuesve vendas. E vërteta është se siguria ushqimore nuk garantohet përmes faturave tatimore.

Ajo kërkon: analiza mikrobiologjike, kimike dhe fiziko- kimike; inspektime në vend për kontrollin e afatit, kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, monitorim të temperaturës, vlerësimin organoleptik nga profesionistë, marrjen e mostrave nga tregu etj., si këto. Dhe kur shteti dështon në përmbushjen e këtyre detyrave të tij, fillon raprezalje duke u marrë edhe me rigonin e Bardhës…

Ky është standardi i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij, që po rrezikon shitjen e produkteve të blegtorëve të vegjël duke i destinuar ata të tërhiqen plotësisht nga mbarështrimi i bagëtive dhe jo vetëm, e duke favorizuar vetëm importet.

Por për kryeministrin, duket se rëndësi ka vetëm që ‘shfaqja të vazhdojë’, dhe të mbajë të sigurt 82 mandatet produkt i farsës elektorale.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!