• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Vrasje të dështuara dhe trafik armësh”, SPAK çon për gjykim 6 të pandehur për vepra penale të rënda

01/08/2025
in Kronikë
SPAK kontrolle në Kukës, shpallen në kërkim dy persona për krime zgjedhore

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë tentativë vrasjeje, trafik armësh, drogë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërkohë që ka kërkuar pushimin e çështjes për dy persona të tjerë, për të cilët nuk u provua përfshirja në krim.

Sipas SPAK, kanë përfunduar hetimet për gjashtë të pandehurit Albert Zaja, Edison Muçeku, Elvis Ndreca, Armando Ndreca, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.  Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, të implikuar në tentativa për vrasje, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm armësh, si dhe në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Hetimet zbuluan se veprimtaria e grupit përfshinte ngjarje të ndryshme kriminale në periudhën 2020–2021, përfshirë tentativën për vrasjen e Durim Bamit dhe Ervin Kodrës në Fushë-Krujë, sigurimin e kushteve për eliminimin e shtetasit Hamza Terziu, dhe prodhimin e 243 kilogramëve kanabis në Lezhë.

Nga hetimet rezulton gjithashtu se Bajramaj dhe Pikli ishin të përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, që iu shiteshin edhe individëve me precedentë penalë.

Dinamika e ngjarjeve të hetuara:

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:

  • 04.11.2020, Ura e Tapizës, Fushë Krujë – Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.
  • maj–korrik 2020 – Albert Zaja dhe Edison Muceku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.
  • korrik–gusht 2020 – Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.
  • tetor 2020 – Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.
  • 2020–2021 – Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal.

Ndërkohë, për të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, të akuzuar më herët për përfshirje në vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt 2021 në Fier, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale, pasi nga provat e grumbulluara nuk rezulton që ata të kenë qenë bashkëpunëtorë në krim.

Sipas SPAK, viktima ishte ngatërruar me një tjetër objektiv, dhe njëri nga ekzekutorët është dënuar tashmë me vendim të formës së prerë.

Hetimet për anëtarë të tjerë të dyshuar, të identifikuar apo ende të paidentifikuar, të përfshirë në vrasjen e Kastratit, vijojnë në kuadër të procedimit penal nr. 59/2022.

Më të lexuarat

  • Mori pjesë në protestë, Shqipëria shpall ‘person të padëshiruar’ Ikballe Hudutin për 15 vite! Lamallari: E lidhur me Iranin, veprimtaria e saj kërcënim për vendin dhe sigurinë

    Mori pjesë në protestë, Shqipëria shpall ‘person të padëshiruar’ Ikballe Hudutin për 15 vite! Lamallari: E lidhur me Iranin, veprimtaria e saj kërcënim për vendin dhe sigurinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Bledi Mane: Nuk t’a ka fajin qeveria pse ti nuk ke dashnor apo dashnore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn, vihen në lëvizje SHISH dhe shërbimet partnere, hetime edhe për komplot, priten arrestime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuria e ministrave/ Ibrahimaj apartament 320 mijë euro, Kumbaro miliona dhe prona; Gonxhe depozitë 247 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Muli dyshon se Rama shpall non grata Ikballën, meqë ka mbiemër Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!