• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ministri Hoxha: 120 persona të proceduar për zjarrvënie, 21 janë arrestuar

31/07/2025
in Politikë
Ministri Hoxha: 120 persona të proceduar për zjarrvënie, 21 janë arrestuar

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi të enjten se Policia e Shtetit ka identifikuar dhe proceduar 120 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia gjatë muajve qershor dhe korrik. Sipas ministrit, 21 prej tyre janë arrestuar.

Në një deklaratë për mediat, Hoxha bëri thirrje për një përgjigje më të ashpër nga ana e prokurorive ndaj këtij fenomeni.

“Mesazhi im u drejtohet prokurorive të rretheve, që këtë vepër penale ta trajtojnë me gjithë përgjegjësinë që u jep ligji, pasi dëmi që këto akte shkaktojnë është i rëndë dhe i pariparueshëm,” tha Hoxha. Ai shtoi se askush nuk do të mbetet pa mbajtur përgjegjësi kur rrezikon jetën, pronën dhe natyrën.

Hoxha paralajmëroi se edhe muaji gusht pritet të jetë i vështirë për shkak të parashikimeve mbi motin, duke kërkuar një vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm sapo të shfaqet një vatër zjarri.

Sipas ministrit, pjesa dërrmuese e zjarreve kanë qenë zjarrvënie e qëllimshme dhe shkaktar kryesor mbetet faktori njerëzor. Ai theksoi se vendi është përballur me 59 zjarre të mëdha dhe 961 zjarre të vogla, por falë reagimit të menjëhershëm nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Hoxha vlerësoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në evakuimin e përkohshëm të banorëve dhe në shpëtimin e dhjetëra banesave, duke parandaluar përhapjen e flakëve në infrastrukturën kritike.

Ministri përmendi gjithashtu lëndimin e dy punonjësve të policisë gjatë shuarjes së zjarreve, duke e cilësuar veprimin e tyre “heroik”. Ai përmendi me emër punonjësin e policisë Agim Troci, shef i Komisariatit Delvinë, i cili ndodhet në spital por jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e tij dhe e kolegut të tij shpëtoi banorë të bllokuar nga flakët.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!