• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30/07/2025
in Kronikë
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë. Një ndër zërat më kritikë është dhe avokati Jordan Daci, i cili në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo në Klan News, tha se nëse ky kod do të miratohet siç është, ai personalisht do të largohet nga vendi. Kjo sepse sipas tij, me draftin e ri kushdo mund të bjerë në burg.

“Nëse ky kod miratohet siç është, unë i pari nuk jetoj më në këtë vend. As ti s’duhet të jetosh, askush s’duhet të jetojë, sepse sapo të lëvizësh këmbën, ne në burg. Kushdo, kurdo dhe si të dojë, mund të fusë dikë në burg. Kaq shumë subjektive janë këto dispozita.”- tha Daci.

Avokati theksoi se ka qenë edhe pjesë e tryezave konsultative që në fazat e hershme të hartimit të draftit por shumë nga vërejtjet e bëra nga ekspertët nuk janë marrë parasysh nga autoritetet përkatëse.

“Unë në fakt kam marrë pjesë në një konsultë para një viti, në cilësinë e dekanit. Dhe normalisht jam njohur me një pjesë të këtij drafti që vitin e shkuar, në një tryezë ku mori pjesë edhe kryetari i Dhomës dhe disa të tjerë. U bënë disa vërejtje, të cilat as që ishin marrë parasysh, edhe pse ishin vërejtje shumë miqësore ose shumë parimore. Unë mendoj që publikimi i këtij drafti nga Ministria e Drejtësisë është i nxituar dhe përshëndes jashtë mase qëndrimin shumë serioz dhe profesional të Prokurorit të Përgjithshëm, por jo vetëm, edhe të kryetarit të Dhomës, Maks Haxhia.”– tha Daci.

Ai ngriti shqetësimin se shumë nga nenet janë “në nivel lajthitjeje juridike”, duke përmendur raste absurde si burgosja për shkak të mospagesës së tarifave apo për harrimin e kolaudimit të mjetit.

“Po të merresh me nene, aty kishte gjëra për t’u vënë duart në kokë dhe të thuash: ‘Më fal, a janë juristë këta, apo çfarë dreqin janë?’. Por unë po merrem me gjëra shumë parimore. Së pari, Kodi Penal nuk ndjek parimet bazë të së drejtës penale. Sepse po qe se ky Kod do të miratohet, të gjithë juristët do të duhet të kthehen mbrapsht në shkollë, sepse duhet të mësojnë gjërat ndryshe nga se si janë edukuar.

Nga ana tjetër, ka nene që janë vërtet në nivelin e lajthitjes njerëzore dhe juridike, siç është ndikimi në pavarësinë e gjykatës, tarifa jo të arsyeshme, nuk shkon në gjyq dhe të shkosh në burg, apo harron të bësh kolaudimin e makinës dhe të shkosh në burg. Ky Kod bie ndesh me parimet e BE-së.
Këtu kufizohet jo vetëm liria e shprehjes, por kufizohen të gjitha liritë.”- theksoi avokati.

Sipas tij, në qendër të një kodi penal duhet të jetë individi, jo shteti: “Grupi i punës ka diçka gabim, dhe kjo vjen nga një mentalitet postkomunist. Në një shoqëri demokratike, qendra është individi dhe jo shteti, kurse ky kod ka në qendër shtetin”. Sipas tij, kodi aktual ishte shumë më i mirë.

Në fund, Daci u shpreh i bindur se ky draft nuk do të miratohet: “E para një herë, nuk është iniciativë e qeverisë në kuptimin e mirëfilltë, dhe besoj se Kryeministri Edi Rama do të reflektojë.”

Më të lexuarat

  • Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte Zvërneci”, Luarasi: Kanë të drejtë të ngrihen, por s’mund të zerojnë çdo ndryshim pozitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kreu i Veteranëve të UÇK flet pas akuzave të Berishës: E vërteta e listës së pagave, nuk është heroi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqipëria brenda 2030-ës në BE, parashikimi i duhur”, ish-Presidenti i Francës: Europa të shmangë interferencat e huaja në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Grupi i pastrimit të parave me Euro Beton lëvizje korruptive për heqjen e sekustros dhe mbylljen e dosjes. Bujar Gazheli, Arjan Ormenaj dhe dy mafiozët italianë sfidojnë SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mori pjesë në protestë, Shqipëria shpall ‘person të padëshiruar’ Ikballe Hudutin për 15 vite! Lamallari: E lidhur me Iranin, veprimtaria e saj kërcënim për vendin dhe sigurinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Bledi Mane: Nuk t’a ka fajin qeveria pse ti nuk ke dashnor apo dashnore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn, vihen në lëvizje SHISH dhe shërbimet partnere, hetime edhe për komplot, priten arrestime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuria e ministrave/ Ibrahimaj apartament 320 mijë euro, Kumbaro miliona dhe prona; Gonxhe depozitë 247 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!