AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vijon lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

by SHT Media
30/07/2025
in Botë
6
0
Vijon lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga India, si dhe një taksë shtesë për shkak të blerjeve që ky vend bën nga Rusia për naftë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se India “është miku ynë”, por shtoi se “tarifat e saj janë shumë të larta” për produktet amerikane.

Sipas tij, India blen pajisje ushtarake dhe naftë nga Rusia – veprime që, sipas Trumpit, e ndihmojnë Rusinë të vazhdojë luftën në Ukrainë. Për këtë arsye, ai tha se nga e premtja do të nisë zbatimin e një “dënimi” shtesë si pjesë e rishikimit të sistemit tarifor të administratës së tij ndaj disa vendeve.

Njoftimi vjen pas disa marrëveshjeve tregtare të negociuara me Bashkimin Evropian, Japoninë, Filipinet dhe Indonezinë – që Trump i cilësoi si hapa për hapjen e tregjeve për mallrat amerikane dhe për mundësinë që SHBA-ja të rrisë normat tatimore mbi importet.

Trump e konsideron të ardhurat nga tarifat si një mënyrë për të kompensuar rritjen e deficitit buxhetor të shkaktuar nga uljet e taksave mbi të ardhurat, si dhe për të nxitur krijimin e vendeve të reja të punës në prodhimin vendor.

Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të SHBA-së, vitin e kaluar SHBA kishte një deficit tregtar prej 45.8 miliardë dollarësh me Indinë, që do të thotë se kishte importuar më shumë se sa kishte eksportuar.

India, me një popullsi prej mbi 1.4 miliardë banorësh, është vendi më i madh në botë dhe shihet si një kundërpeshë e mundshme gjeopolitike ndaj Kinës. Nju Delhi ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe nuk i ka mbështetur sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Në shkurt, gjatë një takimi me kryeministrin indian, Narendra Modi, Trump kishte deklaruar se India do të fillonte të blinte naftë dhe gaz natyror amerikan. /REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

20/10/2026

“Qëndrime të matura”- AAK reagon për protestat në Shqipëri: Mos lejoni përkeqësimin e situatës!

20/10/2026

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

20/10/2026

U arrestuan gjatë protestës së dhunshme, Gjykata liron edhe 13 tubuesit e tjerë të dyshuar!

20/10/2026

Protestuesit shkulën edhe stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë!

20/10/2026

Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

20/10/2026

Studentët këngë e valle me daulle në bulevard, në krah mblidhen gurë për tjetër sulm ndaj Policisë!

20/10/2026

Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

20/10/2026

Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

20/10/2026

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë!

20/10/2026

Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

20/10/2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

20/10/2026

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

20/10/2026

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

20/10/2026

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!
  • “Qëndrime të matura”- AAK reagon për protestat në Shqipëri: Mos lejoni përkeqësimin e situatës!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.