• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Blenë vota në zgjedhjet parlamentare të 2021, SPAK dërgon për gjykim 4 persona

29/07/2025
in Kronikë
Blenë vota në zgjedhjet parlamentare të 2021, SPAK dërgon për gjykim 4 persona

SPAK ka njoftuar se ka dërguar për gjykim në GJKKO 4 persona për blerje të votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë:

Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal;

Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Skema korruptive konsiston në  një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të  caktuara parash  (rreth  5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.

Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera,  bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, transkriptimeve të përgjimeve telefonike, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas studimit të dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasit Ndreke Lera dhe Ilir Sokoli, me veprimet e tyre, kane konsumuar elementë të veprës penale penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal. Gjithashtu të pandehurit Ndoc Guri dhe Arben Kolaj kanë konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsoni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Më të lexuarat

  • Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte Zvërneci”, Luarasi: Kanë të drejtë të ngrihen, por s’mund të zerojnë çdo ndryshim pozitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kreu i Veteranëve të UÇK flet pas akuzave të Berishës: E vërteta e listës së pagave, nuk është heroi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqipëria brenda 2030-ës në BE, parashikimi i duhur”, ish-Presidenti i Francës: Europa të shmangë interferencat e huaja në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Grupi i pastrimit të parave me Euro Beton lëvizje korruptive për heqjen e sekustros dhe mbylljen e dosjes. Bujar Gazheli, Arjan Ormenaj dhe dy mafiozët italianë sfidojnë SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mori pjesë në protestë, Shqipëria shpall ‘person të padëshiruar’ Ikballe Hudutin për 15 vite! Lamallari: E lidhur me Iranin, veprimtaria e saj kërcënim për vendin dhe sigurinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Bledi Mane: Nuk t’a ka fajin qeveria pse ti nuk ke dashnor apo dashnore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn, vihen në lëvizje SHISH dhe shërbimet partnere, hetime edhe për komplot, priten arrestime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuria e ministrave/ Ibrahimaj apartament 320 mijë euro, Kumbaro miliona dhe prona; Gonxhe depozitë 247 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!