AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Manjani vijon kritikat për Kodin e ri Penal: Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë

by SHT Media
29/07/2025
in Politikë
6
0
Manjani vijon kritikat për Kodin e ri Penal: Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të diskutimeve mbi reformimin e Kodit Penal, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, rikthehet me një analizë të detajuar për mënyrën se si konceptohet dhe trajtohet korrupsioni në legjislacionin penal shqiptar. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, juristi i njohur thekson se korrupsioni është një formë e veçantë vjedhjeje dhe si i tillë, nuk mund të ekzistojë si vepër penale në mungesë të një vlere të matshme – si para apo pasuri.

Sipas Manjanit, është thelbësore që Kodi Penal të mos bazohet mbi “llafe”, por mbi fakte konkrete të “dhënies” dhe “marrjes”, duke shmangur penalizimin e individëve që në rrethana të vështira janë të detyruar të japin ryshfet për të marrë një shërbim. Ai thekson se këta duhet të trajtohen si viktima, jo si bashkëfajtorë.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Ylli Manjanit:

Në vijim të debatit mbi Kodin e ri Penal.

Korrupsioni është një formë vjedhje. Synimi është të merret një pasuri që nuk është e jotja. Por është një vjedhje në rrethana të posaçme, pasi hajduti në këtë rast është mbajtës i një funksioni publik dhe e përdor funksionin për të përfituar para ose pasuri për vete.
E quajnë “korrupsion” këtë formë vjedhje pikërisht për këto rrethana të posaçme. Pra për shkak të vjedhjes kompromentohet edhe ligjzbatimi dhe autoriteti i shtetit.
Si çdo vjedhje edhe korrupsioni ka dy palë: hajdutin dhe viktimën. Hajduti vjedh pasurinë e viktimës.
Kështu është edhe korrupsioni në thelb, ku shtetari hajdut përfiton pasurinë e viktimës që paguan për të marrë një favor.
E parë në këtë llogjikë, plaçka e korrupsionit, si në çdo vjedhje në këtë botë, ka njësi matëse. Është para apo pasuri dhe në ç’lloj formë e sasi gjendet?
Pra që korrupsioni të ekzistojë si vepër penale, ashtu si edhe vjedhja, duhet të ketë një sasi parash apo pasurie që është vënë në marrëdhënien korruptive si plaçkë këmbimi.
Nul ka korrupsion pa plaçkë, ashtu siç nuk ka vjedhje pa send të vjedhur.
Kjo e bën korrupsionin si vepër penale të hetueshëm e gjykueshëm strikt mbi bazë fakti. Pra ka apo jo plaçkë këmbimi dhe jo llafe mbi plaçkën.
Ndaj ato fjalët në kodin penal si “premtim” apo “ofrim” apo “kërkim” nuk mund të jenë vepra penale. Ato janë fjalë. Vepra penale në këtë rast është vetëm “dhënia” dhe “marrja”, si gjendje faktike.
Nuk ka korrupsion me llafe në një sallë gjyqi! Kjo që ndodh sot që me një fjalë goje akuzohesh e dënohesh për korrupsion pa dhënë e marrë asnjë qindarkë, është thashethem jo vepër penale. E papranueshme për një proçes të rregullt!
Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë.
Ndaj duhet saktësuar koncepti penal mbi këtë term.
Së dyti, nëse pranojmë se në korrupsion ashtu si në vjedhje ai që jep është viktima, llogjika ta do që kjo e fundit nuk dënohet por mbrohet. Viktima duhet nxitur të denoncojë dhe jo të kriminalizohet, si korrupsion “aktiv”. Nuk shkon kjo që hallexhiu të shpallet kriminel.
Pastaj, kush do ta denoncojë korrupsionin e zyrtarëve nëse ata që paguajnë janë njësoj të dënueshëm?!
Jam për ta shkruar konceptin e korrupsionit në Kodin e ri Penal sipas kësaj llogjike parashtrova.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.