• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Zeqir Kordhoni i kërkon KAS të mos njohë dorëheqjet nga mandati: Ligji thotë se është e vlefshme pasi ta kesh marrë fillimisht!

28/07/2025
in Politikë
Zeqir Kordhoni i kërkon KAS të mos njohë dorëheqjet nga mandati: Ligji thotë se është e vlefshme pasi ta kesh marrë fillimisht!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) shpalljen e pavlefshme të deklaratave të dorëheqjes së dhëna nga kandidatët përpara marrjes së mandatit parlamentar.

Ndonëse KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt, Zeqiri që pretendonte më herët karrigen në parlament, thotë se duhet të shpallen të pavlefshme dorëheqjet nga mandati, me arsyetimin e bazuar në nënin 164 të Kodit Zgjedhor, se “një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore.”

Gjithashtu, Zeqiri pretendon se ka patur parregullsi në dorëheqjet e dhëna nga mandati, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tyre.

“A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor?

Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve”,- shkruan Zeqiri në letrën drejtuar KAS dhe KQZ.

Ankesa e plotë e Zeqir Kordhonit:

Në cilësinë e palës së interesuar dhe në mbështetje të nenit 164, pika 1 dhe 2, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, paraqes këtë kërkesë për shqyrtim dhe vendimmarrje mbi pavlefshmërinë e deklaratave të dorëheqjes së depozituara nga disa kandidate përpara marrjes së mandatit.

Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor (“Dorëheqja nga mandati”), një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore. Çdo akt dorëheqjeje i dhënë përpara momentit të fitimit të mandatit nuk mund të prodhojë efekt juridik dhe mund të shpallet i pavlefshëm nga ana e KQZ-së dhe KAS-it.

Kam gjithashtu arsye serioze për të vënë në dyshim vërtetësinë dhe rrethanat në të cilat janë nënshkruar këto deklarata. A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor?

Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve.

Në bazë të sa më sipër kërkoj:

Shpalljen e pavlefshme të të gjitha deklaratave të dorëheqjes së dhëna përpara marrjes së mandatit parlamentar, si të kundërligjshme dhe në shkelje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Hetimin dhe verifikimin e rrethanave të nënshkrimit të këtyre deklaratave, përfshirë datën reale të nënshkrimit, vendndodhjen e secilit person nënshkrues dhe mënyrën në të cilën janë marrë këto deklarata.

Theksoj se integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të zgjedhësve kërkon që dorëheqjet e dhëna në mënyrë të parakohshme ose të falsifikuara të shpallen të pavlefshme.

 

Më të lexuarat

  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makthi i “njëkohësisë”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin: A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!