• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zjarri rrezikon banorët në Sasaj të Himarës, Balluku: Nuk kanë dëshirë të evakuohen

28/07/2025
in Kronikë
Zjarri rrezikon banorët në Sasaj të Himarës, Balluku: Nuk kanë dëshirë të evakuohen

Mbrëmjen e djeshme zjarri ka rrezikuar banesat dhe jetët e njerëzve në fshatin Sasaj të Himarës. Pas mesnate zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në vendngjarje, ku deklaroi se po punohet për menaxhimin e situatës së krijuar nga flakët e zjarrit që po vijon ende.

Së bashku me kryebashkiakun Vangjel Tavo, Balluku u shpreh se janë kërkuar disa forca për të ndihmuar në evakuimin e banorëve,  të cilët sipas saj nuk kanë dëshirë të largohen nga pronat e tyre.

“Janë rreth 30 banorë që jetojnë në zonë. Banesa janë më shumë. Janë të gjitha forcat e emergjencave civile zjarrfikëset dhe pajisjet që ka Bashkia Himarë. kemi kërkuar disa forca që të vijnë në ndihmë. Por njerëzit nuk kanë dëshirë të largohen dhe të lënë pronat e tyre”.

Balluku theksoi se të gjithë janë këmbë, por era nuk favorizon në shuarjen e flakëve. Ajo tha se është kërkuar ndihmë nga OSHE dhe bordi i kullimit për pompat me zhytje.

“Ka vatra aktive kemi kërkuar ndihmën e Bordit të Kullimit dhe OSSHE për të vendosur pompa me zhytje në një kanal që ndodhet këtu në Sasaj dhe dërgon deri në Bunec. Jemi duke sjellë të gjitha forcat”.

Kjo u konfirmua edhe nga kryebashkiaku Tavo, i cili tha se forcat e emergjencave civile, të ushtrisë, policia dhe të tjera janë në këmbë për shuarjen e flakëve.

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!