AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka. Ngrihen dronët Bayraktar!

by SHT Media
26/07/2025
in Kronikë
6
0
Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka. Ngrihen dronët Bayraktar!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të përballuar vatrat aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar fluturime monitoruese mbi 18 vatra aktive për të vlerësuar nivelin e riskut dhe për të koordinuar më mirë ndërhyrjen nga toka dhe ajri.

“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët tanë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, shkruan Vengu.

Delvina mbetet vatra më problematike, ku tre fshatra, Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, janë evakuuar për shkak të përhapjes së flakëve dhe erës së fortë që ka favorizuar zjarrin. Deri më tani raportohen disa banesa të djegura, dëme në bagëti dhe në sipërfaqe të mëdha me pemëtari. Vatra ka krijuar një vijë zjarri mbi 10 kilometra të gjatë, duke e bërë ndërhyrjen jashtëzakonisht të vështirë.

Një tjetër grup i Forcave të Armatosura ndodhet mbi tunelin e Skërficës, ku punohet për të izoluar vatrat që janë përhapur nga zona e Delvinës, me synim bllokimin e flakëve që rrezikojnë të arrijnë në Gjirokastër.

Vatra e zjarrit është ende aktive edhe në Dukat, ku ndërhyrja është bërë nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa në malin e Shpiragut, pranë Beratit, një tjetër zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre, bimësi dhe pisha, duke rrezikuar zonat përreth.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e banorëve për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë ose përkeqësojë situatën e zjarreve, ndërsa u bëjnë thirrje për kujdes dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatre të re.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.