• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Përmirësohet situata e zjarreve në Delvinë, 4 helikopterë për shuarjen e flakëve. Tym i madh në Skërficë

25/07/2025
in Kronikë
Përmirësohet situata e zjarreve në Delvinë, 4 helikopterë për shuarjen e flakëve. Tym i madh në Skërficë

Që prej nisjes së sezonit veror, Shqipëria është përballur me situata të ndryshme me zjarret, por sot, më 25 korrik, është shënuar edhe niveli më i lartë i rrezikut prej tyre. Situata u paraqit shumë problematike në Delvinë ku vatrat e flakëve të përhapura rrezikuan jetën dhe pronat e banorëve.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

Nga ngjarja ka edhe të lënduar, më saktësisht dy zyrtarë policie. Shefi i Komisariatit të Policisë në Delvinë, Agim Troci, hyri për të ndihmuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në Vergo, por përfundoi edhe vetë i asfiksuar dhe me djegie. Ai është dërguar për mjekim në QSUT në Tiranë. Me asfiksi përfundoi edhe nënkomisar Eridioni, sipas asaj që njoftoi policia, por ai po merr ndihmë në Spitalin e Delvinës.

Në tre fshatrat situata është e tillë. Në Vergo janë pesë banesa të djegura, në Kopaçëz tre banesa të pabanuara të shkrumbuara ndërsa në Palavli asnjë.

Gjatë darkës Ministria e Mbrojtjes njoftoi se “pas ndërhyrjes së përqendruar të forcave, kemi një situatë të përmirësuar”.

Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e zonës, për të kufizuar perimetrin e flakëve.

Megjithatë banorët janë shprehur se situata mund të shmangej nëse do të kishte më shumë forca në terren.

“Po të kishte ardhur zjarrfikësja një orë më parë do ishte fikur, por zjarrfikësja ca në Vergo, nuk kishin mundësira të tjera. Të gjitha fshatrat e Vergosë janë shkrumbuar”, tha një qytetar.

Ndërsa të tjerët janë shprehur se i janë djegur të gjitha ullinjtë. Raportohet po ashtu edhe për bagëti të djegura nga zjarri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndodhet në terren për të vëzhguar situatën, u tha banorëve se do të lajmërohen menjëherë sapo të qetësohet situata. Shpresa e autoriteteve është që vatrat t’i kenë nën kontroll që sonte.

“E kemi me protokoll që do t’i verifikojmë të gjitha. Nga momenti që i kemi verifikuar të gjitha, nuk kemi vatra apo gjëra të fshehura do ju lajmërojmë dhe bashkia do ju thotë që do ktheheni me shpresë që sonte. Pak durim dhe pastaj do jemi më të qartë”, tha Vengu gjatë bisedës me një banor.

Si pasojë e tymit në zonë dhe për të shmangur aksidente të mundshme, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Policisë së Shtetit kanë mbyllur përkohësisht tunelin e Skërficës. Tuneli do të hapet sapo të stabilizohet situata.

Ministri Vengu bëri me dije se po ndërhyhet edhe nga ajri në mënyrë që të mos kalojë zjarri në anën tjetër të Skërficës, çka rrezikon, sipas tij, anën e Borshit.

Aktualisht, siç bëri me dije Ministria e Mbrojtjes, në terren janë mbi 120 forca, ndërsa kërkohet kujdes gjatë orëve në vijim pasi temperaturat do të jenë të larta.

Edhe gjatë ditës, në Delvinë pati problematika në zona të tjera. Në Senicë u shkaktuan dëme të mëdha, duke përfshirë dhe shkatërrimin e kishës shekullore të Shën Dhimtrit (një monument kulture që tanimë nuk ekziston më) si dhe katër banesa të tjera.

Në muajin korrik, Shqipëria është përballur me një valë të fortë zjarresh, të shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta, era dhe faktorët njerëzorë.

Vatrat kryesore kanë qenë në jug të vendit, duke përfshirë zonat e Dukatit, Delvinës, Sarandës dhe Korçës. Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, pasuri dhe infrastrukturë, duke rrezikuar banesa dhe monumente kulture.

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!