AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Të shmangim kriminalizimin e panevojshëm” – Sokol Sadushi: Gjykata e Lartë kërkon një Kod Penal që ndihmon, jo që vështirëson

by SHT Media
25/07/2025
in Kronikë
6
0
“Të shmangim kriminalizimin e panevojshëm” – Sokol Sadushi: Gjykata e Lartë kërkon një Kod Penal që ndihmon, jo që vështirëson
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është shprehur se institucioni që ai përfaqëson kërkon një Kod Penal që lehtëson dhe nuk vështirëson.

“Në misionin e saj për të unifikuar praktikën gjyqësore, Gjykata e Lartë kërkon një kod që ndihmon, jo që vështirëson. Sa më i paqartë kodi, aq më të paqëndrueshme janë vendimet. Sa më i mbingarkuar të jetë, aq më shumë rrezik për konfuzion paraqet. Sa më shumë largohet nga parimi “ultima ratio”, aq më pranë një sistemi ndëshkues pa humanizëm do gjendemi”. – u shpreh Sadushi.

Më tej ai është shprehur se nevojitet një Kod Penal që shmang kriminalizimin e panevojshëm të sjelljeve të dënueshme moralisht apo etikisht, të cilat mund të zgjidhen përmes të drejtës administrative, civile ose mjeteve alternative.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të Gjykatës së Lartë:

Prezantimi zyrtar i projektkodit të ri Penal është një nismë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, që kërkon reflektim të thellë institucional dhe marrjen e përgjegjësive të përbashkëta.

Dua të theksoj se, deri në këtë moment, as Unë si Kryetar i GJL dhe as dhe komuniteti i profesionistëve nuk jemi njohur me versionin përfundimtar të projektit, që prezantohet sot. I vetmi dokument i bërë i aksesueshëm ka qenë një version i pjesës së përgjithshme i vitit 2023, që, sipas të dhënave, është zgjeruar më tej në një tekst me mbi 900 nene.

Për këtë arsye, fjala ime nuk mund të jetë një analizë përmbajtësore e projektit, por një thirrje publike për reflektim të thelluar, profesional dhe institucional mbi atë çka duhet të përfaqësojë një Kod Penal – si themeli i kontratës shoqërore, që lidh shtetin me qytetarin.
Kodi Penal është ligji, që mat saktë ndjeshmërinë e shtetit ndaj jetës, dinjitetit njerëzor e të drejtave të tjera, ndaj abuzimit të pushtetit dhe ndaj standardeve të një shoqërie demokratike. Prandaj, kodi duhet të jetë i drejtë përpara se të jetë i ashpër, i qartë përpara se të jetë kompleks, efektiv përpara se të jetë i gjithpërfshirës.

Kodi aktual, i miratuar në vitin 1995, u ndërtua për të lënë pas një epokë autoritarizmi dhe për të afirmuar një sistem të ri penal demokratik. Sot, pas tri dekadash, lind domosdoshmëria për një vlerësim objektiv, në raport me zhvillimet shumë dimensionale, që ka pësuar shoqëria, me kontekstin e integrimit evropian, por edhe me standardet më të avancuara të së drejtës penale moderne. Ndaj, është i pashmangshëm një vlerësim i ri, i cili nuk mund të jetë vetëm teknik, por duhet të jetë konceptual dhe filozofik. Çështja nuk është vetëm se çfarë ndëshkojmë, por si, pse dhe në ç’masë ndëshkojmë?

Koha e ka bërë të qartë nevojën për një rishikim të thellë të Kodit Penal, me qëllimin për të shmangur:

• Përkufizimet e paqarta dhe të vjetëruara të veprave penale;
• Mbivendosjen dhe fragmentarizimin normativ për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta me ligj (24) dhe me vendime të Gjykatës Kushtetuese (10);
• Kriminalizimin e tepruar dhe formulime të mbartura nga e kaluara, që e identifikojnë Kodin Penal, si një model më shumë ndëshkues se rehabilitues;
• Mospërputhje të dënimeve me natyrën dhe rrezikshmërinë reale të veprave;
• Dominimin e dënimit me burg, në vend të alternativave moderne dhe njerëzore;
• Ndikimin e kufizuar në forcimin e sigurisë publike dhe në parandalimin e recidivizmit;
• Mungesën e dispozitave të qarta për forma të reja të shfaqjes së kriminalitetit.

Kodi aktual e ka përmbushur misionin e tij historik. Shqipëria e sotme ka ndryshuar dhe drejtësia ka evoluar gjithashtu. Nga ana tjetër, edhe krimi është bërë më kompleks, më teknologjik, më ndërkombëtar. Përballë këtij realiteti, nevojitet një Kod i ri që nuk riprodhon logjikën e djeshme, por parashikon sfidat e së nesërmes. Ai duhet të ndërtohet mbi disa parime themelore, të panegociueshme për çdo sistem penal modern, si:

• Qartësia normative dhe siguria juridike;
• Proporcionaliteti dhe nevoja e ndëshkimit penal;
• Humanizmi dhe risocializimi i të dënuarit;
• Dekriminalizimi i sjelljeve, që nuk përbëjnë rrezik real;
• Përputhja me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në këtë fazë të prezantimit të projektit dhe bërjes publik për herë të parë, natyrshëm bëhen disa pyetje të drejtpërdrejta, por të domosdoshme, për të cilat shpresoj dhe besoj se përgjigja do jetë “PO” dhe konkretisht:
• A është funksional një Kod me një strukturë kaq të ngarkuar dhe komplekse, në një sistem që ende përballet me sfida interpretimi dhe zbatimi të njëtrajtshëm?
• A ndihmon ai në konsolidimin e praktikës gjyqësore apo krijon më shumë dilema?
• A bën një ndarje të qartë ndërmjet të drejtës penale dhe fushave të tjera të së drejtës?
• A përmbush ai misionin e drejtësisë penale moderne për të mos ndëshkuar me burgim çdo shkelje, por për të orientuar, parandaluar dhe rehabilituar?
• A flet ky Kod për qytetarin apo vetëm për profesionistët?
• A është realist në zbatim dhe i kuptueshëm për avokatin, prokurorin dhe gjyqtarin, që do ta zbatojë?
• A garanton drejtësi më efektive, më humane dhe më të ndershme?
• A rrezikojmë që, në përpjekjen për të përfshirë gjithçka, të humbasim thelbësoren?

Me këto pyetje nuk synohet të bëhet kritikë, por thirrje për garanci. Ato janë shqetësim, por edhe shprehje e nevojës për tu thelluar në analizën e projektit dhe për ta testuar me përvojën e gjyqtarit dhe me pritshmëritë e qytetarit. Ky kod do të gjykohet nga funksionimi i tij në praktikë, nga qartësia, efektiviteti dhe respekti, që i ofron individit dhe shoqërisë. Të mos harrojmë se ligji penal nuk është thjesht për juristët. Ai është për shoqërinë dhe nëse nuk kuptohet, ka gjasa të mos respektohet, por nëse nuk zbatohet drejt, nuk bëhet as drejtësi.

Të nderuar pjesëmarrës!
Me cilësinë dhe përgjegjësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të institucionit që përfaqësoj, dëshiroj të nënvizoj disa rekomandime, që shpresoj të jenë pasur në vëmendje nga grupi i punës.
Gjykata e Lartë, në misionin e saj për të unifikuar praktikën gjyqësore, kërkon një kod që ndihmon, jo që vështirëson. Sa më i paqartë kodi, aq më të paqëndrueshme janë vendimet. Sa më i mbingarkuar të jetë, aq më shumë rrezik për konfuzion paraqet. Sa më shumë largohet nga parimi “ultima ratio”, aq më pranë një sistemi ndëshkues pa humanizëm do gjendemi.

Ndaj, le të shpresojmë për të pasur një Kod Penal që:
• shmang inflacionin penal dhe ruan koherencën strukturore;
• përdor gjuhë të thjeshtë dhe qartësisht të kuptueshme;
• shmang kriminalizimin e panevojshëm të sjelljeve të dënueshme moralisht apo etikisht, të cilat mund të zgjidhen përmes të drejtës administrative, civile ose mjeteve alternative;
• respekton ndarjen midis të drejtës materiale dhe asaj procedurale;
• shërben për parandalim dhe jo vetëm për ndëshkim, duke respektuar proporcionalitetin mes veprës së kryer dhe masës ndëshkimore;
– priret nga humanizmi i së drejtës penale, duke garantuar respektimin e standardeve moderne të drejtësisë restauruese, alternativave të dënimit me burgim, mundësive për rehabilitim; dhe
– nuk është një mjet për të ndërtuar një drejtësi penale represive, por një drejtësi funksionale, humane dhe të drejtë.

Në përmbyllje të fjalës time dëshiroj të theksoj se në këtë ditë prezantimi të një pune të gjatë dhe të rëndësishme, ka vend për vlerësim, por edhe për reflektim. Ky Kod nuk është një trofe. Është një angazhim; është një premtim, që u bëjmë qytetarëve për një drejtësi më të mirë, më humane dhe më të ndershme. Ndaj, mesazhi që dua të ndaj është i thjeshtë: Të ndërtojmë një Kod Penal që flet qartë, dënon drejt dhe udhëzon me maturi, që synon jo thjesht ndëshkimin, por drejtësinë, që nuk ngatërron, por qartëson, që nuk frikëson, por edukon, që nuk rrit pasigurinë, por garanton barazinë. Prandaj, ky projekt nuk duhet parë si një produkt përfundimtar, por si një thirrje për reflektim të përbashkët, ku pas një konsultimi të thelluar institucional, vendas e ndërkombëtar, me përfshirjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, pjesës akademike dhe shoqërisë civile, secili të japë kontribut për të pasur një Kod Penal të thjeshtë, të drejtë dhe funksional. Vetëm një Kod Penal i ndërtuar mbi parime të shëndosha, mbi qartësi, humanizëm dhe funksionalitet, mund të sjellë një drejtësi penale që i shërben shtetit të së drejtës dhe qytetarit. Le të jetë ky Kod i ri Penal një instrument, që jo vetëm ndëshkon krimin, por ndërton një rend juridik më të drejtë për të gjithë.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe suksese në këtë ndërmarrje të rëndësishme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.