• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Hashim Thaçi: Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve, mbështeti dhe mbrojti Kosovën

25/07/2025
in Politikë
Hashim Thaçi: Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve, mbështeti dhe mbrojti Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për Klan Kosova, ku flet edhe për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Ramaa. Thaçi vlerëson rrugën që vendi ynë ka bërë drejt BE-së, ku thekson se Edi Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve.

Adriatik Kelmendi: Çfarë mesazhi do t’u dërgonit liderëve aktualë të Kosovës, për shtyrjen përpara të vizionit tuaj për shtetin?

Hashim Thaçi: Ripërsëris shpreh vetëm opinion, të ketë më shumë dashuri për shtetin dhe popullin, më shume dialog, tolerancë, bashkëpunim, respekt për njeri tjetrin. Dallimet politike do duhej t`i shndërrojnë në motiv për punë më cilësore, shteti mund të ndërtohet fuqishëm edhe ndërkundërshti, por këto kundërshti të kuptohen dhe respektohen si garë për punë më të mirë, e jo për të penguar njëri-tjetrin, duke e paguar çmimin Kosova. Liderët janë të përkohshëm. Kosova është e përjetshme.

Shqipëria! Pas tri dekadash me ngritjet dhe rëniet e veta, Shqipëria po e përmbyll në mënyrë mbresëlënëse tranzicionin demokratik.

Sot, Shqipëria është një vend i respektuar dhe i besueshëm nga bashkësia ndërkombëtare. Është nder kur shihje Shqipërinë të udhëhiqte takimet e Këshillit të Sigurimit, me agjendë të koordinuar me SHBA-të dhe fuqitë tjera perëndimore. Shqipëria e zhveshi para botës agresionin rus në Ukrainë.

Shqipëria e mbështeti, mbrojti dhe afirmoi fuqishëm dhe dinjitetshëm shtetin e Kosovës. Shteti i Kosovës duhet t`i kontribuojë fuqizimit të Shqipërisë, e jo ngatërrimit të saj në rrugën evropiane. Shqipëria të mos kuptohet dhe trajtohet me mentalitet të lagjes së një cepi kombëtar, por në rrafshin gjeopolitik, ashtu siç edhe është shtet i respektuar anëtar i NATO-së. Sot, roli i Shqipërisë në rajon është lider në iniciativa për paqe dhe zhvillim.

Shqipëria me gjithë vështirësitë ka rienergjizuar konsolidimin e institucioneve demokratike, po i fuqizon reformat në politikë, drejtësi dhe ekonomi. Me këtë ecje është në rrugë të sigurt dhe të shpejt për anëtarësim në Bashkim Evropian. I mbetet vetëm standardizimi evropian. Shih vonesat që po i ndodhin Serbisë, Mali të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë… të gjithë ishin para Shqipërisë, ndërruan pozicionet. Shqipëria po udhëheq bindshëm rrugëtimin evropian nga vendet e rajonit.

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zotimi i Kryeministrit Rama për të organizuar Samitin e NATO-s në Tiranë në 2027 është impresiv dhe historik, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria në vetëm pak vite më parë nga një shtet i përçmuar dhe i tallur nga shumë anë, sot është shndërruar adresë – shembull i mirë i ndërtimit të historisë euroatlantike.

Vrullshëm Shqipëria po bëhet atraktive. Është fantastike, të lexoj artikuj apo shoh dokumentarë në mediumet më prestigjioze të botës për impresionin e turizmit historik-kulturor, bregdetar, malor, me plot bukuri dhe mundësi të reja. Të gjithë këta faktorë dhe të tjerë e kanë bërë Shqipërinë më të qasshme, më komode e më konkurruese. Pengesa e vetme për vonesat eventuale për një të ardhme të shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën mund të jenë vetëm shqiptaret.

Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve.

Më të lexuarat

  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makthi i “njëkohësisë”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin: A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!