AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Balluku nga Athina: Traktati i Komunitetit të Energjisë, udhërrëfyes për ne

by SHT Media
18/07/2025
in Politikë
6
0
Balluku nga Athina: Traktati i Komunitetit të Energjisë, udhërrëfyes për ne
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre për Energjinë dhe Infrastrukturën, ishte sot e pranishme në takimin e mbajtur në Athinë me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Pas këtij takimi, Balluku ka publikuar një videomesazh, nga ku theksoi rëndësinë e këtij traktati si një platformë kyçe për bashkëpunimin energjetik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Ajo tha se ky traktat ka shërbyer për Shqipërinë si një udhërrëfyes strategjik në reformimin e sektorit energjetik.

“Traktati i Komunitetit të Energjisë u krijua 20 vite më parë, duke u kthyer në një platformë vitale për të gjitha shtetet partnere. Në këto 20 vite, sidomos në pesë vitet e fundit, duke nisur nga 2019-ta, Traktati i Komunitetit të Energjisë për Shqipërinë u kthye në një udhërrëfyes.

U kthye në një tryezë ku ne arritëm të adresonim të gjitha problematikat, sidomos ato të bashkëpunimit rajonal, aty ku ne arritëm që të vinim më afër kërkesave të Bashkimit Europian, të kishim një zë për t’i diskutuar dhe përmes Sekretariatit të Energjisë t’i çonim këto problematika pikërisht në Bruksel.

Shumë prej tyre janë zgjidhur, megjithatë të gjithë ne sëbashku, sot këtu në Athinë tek jemi ulur në një tryezë për të biseduar për të ardhmen e këtij traktati por nga ana tjetër dhe për të ardhmen e të gjithë sektorit energjetik në Ballkanin Perëndimor, besojmë thellësisht se detyra që ka kryer deri më tani Sekretariati i energjisë do të jetë po aq e rëndësishme edhe në të ardhmen.”, tha Balluku.

Më tej ajo theksoi faktin se në dy dekadat e ekzistencës së tij, Traktati është kthyer në një tryezë ku vendet partnere adresojnë sfidat, përafrimin me legjislacionin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.

Në një kontekst ku energjia është kthyer në një çështje kyçe gjeopolitike, Balluku tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë, sidomos në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të reja për energjinë e rinovueshme: “Sot kur flitet për energjinë si një nga çështjet më të rëndësishme gjeopolitike, sot kur Europa është duke luftuar për të ruajtur kapacitetet e saj, sidomos për të krijuar kapacitete të tjera të energjisë së rinovueshme, padyshim Shqipëria ka shumë për të thënë, ka shumë për të bërë dhe për të ndihmuar edhe shtetet e tjera të cilat janë pjesë e Ballkanit Perëndimor.”

Balluku tha se me rëndësi ishte edhe interaktiviteti energjetik mes vendeve të rajonit, një prioritet për Shqipërinë, e cila tashmësipas saj ka realizuar lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, dhe po punon intensivisht për ndërtimin e një lidhjeje nënujore me Italinë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.