• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

12/07/2025
in Politikë
“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku hodhi dritë mbi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga Adriatik Lapaj në Tiranë.

Shabani tha se një prej kandidatëve të listës së mbyllur, i cili është edhe i afërmi i tij, ka qenë i qefmbetur me Adriatik Lapajn dhe kërkoi nga KQZ njohjen me nënshkrimin e firmosur për dhënien e dorëheqjes për kandidatët e listës së mbyllur.Sipas Shabanit, kandidati në fjalë, Zeqir Kordhoni, është kandiduar në listë të hapur nga Nisma Thurrje, por “Shqipëria Bëhet” e ka vendosur në listë të mbyllur për shkak se e ka zëvendësuar me një grua për kuotën gjinore.

“Në marrëveshje ne kemi rënë dakord më 1 mars, sidomos dhe në Tiranë, që listën e mbyllur ta garantojnë të dyja palët. Pra, secili të çojë listat e veta për ata që janë kandidatë fiktivë. Ne kemi kërkuar që i dyti, i pesti dhe i 12-ti të jenë nga Nisma Thurrje. Aty ka pasur një teknikalitet, listat janë dorëzuar të mërkurën. Ne si Nismë kemi pasur 40 kandidatë, ia kemi nisur emrat “Shqipëria Bëhet” pasi duhet t’i firmosnin, sepse ata kishin të drejtën të dorëzonin listat si partia kryesuese e koalicionit.

Zeqiri është aktivist i Nismës, ka organizuar takime në këto zgjedhje, ka shpërndarë fletëpalosje dhe ka qenë aktivist. Ka dashur të dalë në listë të hapur të garojë. Se si përfundoi në listë të mbyllur i kërkova stafit tim një dosje të aplikimit të Zeqirit dhe kush ka qenë rrjedha. Ne nuk e kemi çuar në listë të mbyllur, e kemi çuar në listë të hapur. Ngaqë kishte shumë gra në listë të mbyllur, stafi i “Shqipëria Bëhet” e ka hequr Zeqirin dhe e ka vendosur në listë të mbyllur. Por nuk e kemi çuar ne në listë të mbyllur. Stafit të “Shqipëria Bëhet” i është dashur një burrë dhe e kanë vendosur në listë të mbyllur.”- tha Shabani.

Shabani tha se tensionet brenda koalicionit u krijuan pas deklaratës së Adriatik Lapajt se do të lërë mandatin nëse koalicioni në zgjedhje siguron vetëm një vend në parlament.

Ai thekson se Zeqir Kordhoni, pasi u mërzit me Lapajn mbi mosmbajtjen e fjalës, ndërmori kërkesën në KQZ.

Megjithatë Shabani shton se qëndrimi i Nismës Thurrje është që të njihen sa më shpejt nga KQZ dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur që është Adriatik Lapaj.

“Adriatiku ka thënë se nëse do të marrë një mandat koalicioni, atëherë mandatin do ta marrë jo ai, por më i votuari pas tij. Kjo ka krijuar tension mes aktivistëve. Kuptoj dhe nga “Shqipëria Bëhet” ka krijuar tension.

Te Nisma Thurrje është krijuar një tension sepse është dukur që ne po e mbajmë fjalën për dorëheqjet, por ky po tërhiqet nga deklarata e vetë. Kjo ka krijuar këtë tension me Zeqirin. Zeqiri nuk ka pretendime, e para është në fund të listës. Mandatin sot e ka Ana Dajko e listës së mbyllur nga “Shqipëria Bëhet”. Kandidatët kanë konfirmuar dorëheqjen. Unë dje i kam kërkuar KQZ që të njohë dorëheqjet dhe të mos e vonojë procesin. KQZ të kalojë te lista e hapur dhe t’ia japë mandatin Adriatik Lapajt. Ky është qëndrimi ynë.

Unë fola në telefon me Zeqirin dhe më tha: Unë jam burrë dhe jo politikan. La të kuptoj që ju politikanët thoni dhe i ndryshoni gjërat, burrat kur e japin fjalën, e mbajnë,” tha ai.

 

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!