• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Kandidatët mund t’i drejtohen GJK’, Jaho: Kodi Zgjedhor mund të ndryshohet nga Kuvendi

07/07/2025
in Politikë
‘Kandidatët mund t’i drejtohen GJK’, Jaho: Kodi Zgjedhor mund të ndryshohet nga Kuvendi

Procesi zgjedhor I 11 majit vijon t’i nënshtrohet autopsisë së ekspertëve të programit ‘Real Story’ ku në fokus ishte rrëzimi i kërkesave të bëra nga kandidatët lidhur me anomali gjatë votimit.

Për konstiualistin Niazi Jaho, kandidatët për deputetë mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij bazuar në nen, Gjykata Kushtetuese nuk do të investohet për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesës së tyre.

Balla: Duke patur parasysh se kandidatëve për deputet u është refuzuar ankesa për të njëjtin shkak edhe nga Kolegji Zgjedhor, a mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ata pretendeojnë se vendimet për mungesë legjitimimi janë antikushtetuese?

Jaho: Kjo është e drejta e tyre, por për mendimin tim Gjykata Kushtetuese nuk do të investohet për pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të tilla sepse: a) sipas pikës 5 të nenit 158 të Kodit Zgjedhor <<Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk bëhet ankim>> b) Në drejtësi zbatohet parimi i njohur i ligjshmërisë se derisa ligji është në fuqi, prezumohet se ai është i Kushtetutës.

Balla: Kolegji Zgjedhor a mund të interpretonte pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, me arsyetimin se derisa ligji i njeh të drejtën për t’u ankuar kandidatit të zgjedhur nënkuptohet se këtë të drejtë duhet ta ketë edhe kandidati i përfshirë në listën preferenciale nga partia përkatëse?

Jaho: Kolegji Zgjedhor mund të ketë raste që të bëjë interpretimin e ligjit, por jo në rastin konkret ku formulimi i pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor është i qartë. Nëse Kolegji Zgjedhor do ta bënte këtë, do të merrte atributet e legjislativit.

Më tej, lidhur me ndryshime në Kodin Zgjedhor, juristi Jaho u shpreh se vetëm Kuvendi mund të bëj ndryshime në Kodin Zgjedhor ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shpallë antikushtetuese.

Balla: Siç dihet Gjykata Kushtetuese ka të drejtë që një ligj apo dispozite të vecantë ta shpallë antikushtuese. Ajo gjithashtu ka kompetencë të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Në rastin konkret a mundet që Gjykata Kushtetuese të veprojë me nismën e saj?

Jaho: Jo nuk mundet, sepse nuk e lejon ligji. Ajo vihet në lëvizje nga subjekte të caktuara dhe zbaton procedurën e parashikuar me ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Balla: Po Kuvendi, më vonë, a mund të bëjë ndryshime në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?

Jaho: Sigurisht që po.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!