AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ultimatumi ndaj drejtorëve në Vlorë, Lapaj ironizon Ramën: I eliminove ‘armiqtë’! Të të rrojë Saliu!

by SHT Media
05/07/2025
in Politikë
6
0
Ultimatumi ndaj drejtorëve në Vlorë, Lapaj ironizon Ramën: I eliminove ‘armiqtë’! Të të rrojë Saliu!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për vizitën në Bashkinë e Vlorës dhe ultimatumin për largimin e drejtorëve të linjës për shkak të problematikave në qytetin bregdetar.

Me një postim në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, deputeti i sapozgjedhur më 11 maj si pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, kritikoi si shkelje të kompetencës dhe veprim të paligjshëm sjelljen e Ramës, ashtu sikurse të vonuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve.

Gjithashtu ai shprehet se Rama duhet t’ia dinte për nder Sali Berishës për pushtetin dhe qeverisjen, pas ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008 dhe atyre të Kodit Elektoral vitin e kaluar për listat e mbyllura.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

“Ka nja 2 ditë që Edi Rama vërtitet nëpër Shqipëri në mes të vapës duke gjasme turfulluar për zënien e hapësirave publike.

Me tone prej çlirimtari, pa marrë parasysh ligjin apo autonominë vendore, detyron dorëheqjen e gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë të cilët, me përulësi të habitshme, zbatojnë vullnetin e liderit suprem. (Vepër penale)

Bravo! I eliminove “armiqtë”! Duhej të vije vetë, o pasha, për t’u treguar vendin atyre drejtorëve që lanë Vlorën pa ujë e të mbytur në plehra.

Po të ishe kthyer më herët sa herë kaloje lartë e poshtë për në bregdet, s’do kishte qenë keq, por siç thotë populli: më mirë vonë se kurrë. Për sytë e publikut, ky akt heroik në kulmin e vapës është një tjetër dëshmi e “sakrificave” të tua, o Edi.

Ti je i mirë, por ja që të sabotojnë drejtorët!

Shyqyr që shkove në Vlorë! Po munde, kalo dhe nga Saranda.

Edhe Tirana ka hallet e veta! Trotuaret janë pushtuar nga karrige dhe tenda. Janë bërë 12 vite që të hanë pas krahëve, mu në bash të vendit, pikërisht para syve të tu. Por, më në fund, erdhi dita që t’i ndëshkosh! Erdh’ ora e “çlirimit të madh”! Ti i shihje, por nuk kishe ç’tu bëje… deri tani.

Tani që drejtorët i kanë marrë lekët dhe zaptuesit kanë shfrytëzuar hapësirat publike për vite me radhë, duhet ndonjë aksion “shpëtimtar”…fundja, kemi zgjedhjet vendore përpara.

Skenar për filma. Ti nxehesh keq! Nxehesh aq sa 40 gradët celcius të verës na duken freskët! Drejtorët dorëhiqen! Zaptuesit, i lirojnë hapësirat. Fjala jote dëgjohet, dhe të gjithë bindemi gjithnjë e më shumë se fjala jote është ligj.

Pas zgjedhjeve mund t’i ndërtojnë sërish, kuptohet vetëm ata që binden, si drejtorët e Vlorës. Drejtorët për besnikërinë mund t’i marrin edhe një herë pagesat e majme ose siç quhen ndryshe “kafet”.

Po me pronat dhe hapësirat publike të ish-kinemave “17 Nëntori”, “Partizani”, “Republika” që i mbulove me pallate kur ishe kryetar bashkie si do ia bëjmë? Po me qindra pallate që lejuat të ngrihen në lulishte mes blloqeve të banimit në çdo cep të Tiranës?

Ah Edi…Edi!

E di pse të dëgjojnë pa bërë zë drejtorët, Edi? Sepse i inkriminon me qëllim. Si fillim sistemi që ke ngritur ti i lejon të fusin duart në mjaltë. Thënë më thjesht: i lejon të vjedhin me vetëdije. Pastaj, ata s’bëjnë gjë tjetër veçse të ndjekin urdhrat e tua. Bëhen pengje. Fundja, ty të intereson vetëm pushteti. S’ka gjë nëse populli vidhet.

Në thelb, Edi, je një frikacak! Një frikacak që luan me mjerimin ku e ke rrokullisur vendin. Kur them mjerimin, nuk e kam fjalën thjesht në aspektin ekonomik, por më së shumti në shpartallimin e boshtit moral të shoqërisë. E katandisët këtë vend të vuajtur në një shoqëri që shet votën. Shoqëri që demokracisë dhe lirisë i vendos çmim si të ishte qofte apo byrek me gjizë. E kur demokracia tallet në këtë mënyrë, ditë të zeza vijnë. Mos kujto se e zeza nuk do të të prekë. Karma!

Për ta mbyllur Edi, të të rrojë Saliu, me të cilin bëre ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe që të dha votat edhe për Kodin Zgjedhor të Korrikut të kaluar! Do të biesh, Edi! Kanë rënë dhe diktatorë me mustaqe… do të biesh! Je hileqar, manipulues, autori i vrasjes së garës dhe i zbrazjes së vendit”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!
  • Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.