• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

04/07/2025
in Botë
Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh, dha një mesazh të qartë dhe të fortë në një intervistë për gazetën italiane La Stampa: “Lufta në Gaza duhet të ndalet menjëherë, pasi është tejkaluar çdo kufi moral dhe strategjik.”

Duke analizuar situatën në terren, Olmert tha se “Hamas është shkatërruar në pjesën më të madhe të strukturave dhe komandave të tij, shumica e liderëve janë eliminuar, infrastruktura dhe armët janë shkatërruar”.

Megjithatë, ai nënvizoi se kjo nuk jep më asnjë justifikim për vrasjen e civilëve palestinezë dhe rrezikimin e jetës së pengjeve izraelite.

“Fundi i luftës është kusht i pashmangshëm për kthimin e pengjeve në shtëpi. Nuk mund të vazhdohet më me një luftë që po shkatërron jetën e njerëzve të pafajshëm,” tha ish-kryeministri.

Duke komentuar rolin e mundshëm të Presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet diplomatike, Olmert tha se ndërhyrja e tij mund të ketë ndikim vetëm nëse Trump “e urdhëron publikisht Netanyahu-n që të ndalojë sulmet”.

“Nuk është çështje bindjeje për Netanyahu-n, por e një urdhri të prerë. Në politikë, ndonjëherë duhen marrë vendime që nuk janë të bazuara në diskutime, por në hierarki dhe autoritet,” shtoi ai.

Olmert kritikoi ashpër veprimet e ushtrisë izraelite, duke u ndalur tek sulmet mbi civilët që prisnin ndihma humanitare.

“Të qëllosh mbi gra dhe burra që janë në radhë për bukë është krim lufte i papranueshëm. Edhe pse shumë izraelitë zgjedhin të heshtin për hir të unitetit, unë mendoj se kjo heshtje po shembet. Sot ka më shumë zëra që flasin kundër këtyre aktit, përfshirë ushtarë dhe gazetarë,” tha Olmert.

Ai paralajmëroi se kjo situatë po lë shenja të thella në moralin e shoqërisë izraelite, duke e konsideruar një moment reflektimi urgjent për të gjithë qytetarët dhe elitën politike.

Gjatë intervistës Olmert kritikoi ashpër ministrat ultraekstremistë si Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët i përshkroi si “terroristë brenda qeverisë”.

“Ata e konsiderojnë dy milionë palestinezët në Gaza si Hamas dhe besojnë se nuk meritojnë të jetojnë. Ky është spastrim etnik, edhe nëse nuk e quajmë me këtë emër. Ata janë shumica e kolonëve dhe kanë mbështetjen e qeverisë,” tha ai.

Olmert theksoi se këta ministra nxisin dhunë dhe urrejtje, duke inkurajuar sulmet e kolonëve ndaj fshatrave palestineze, duke djegur shtëpi, toka dhe makina.

“Kryeministri Netanyahu nuk i kundërshton publikisht, dhe ky është një gabim i madh moral dhe politik,” shtoi Olmert.

Pavarësisht krizës së thellë dhe tensioneve që shkojnë në rritje, Olmert mbetet i bindur se zgjidhja me dy shtete është rruga e vetme për të ardhmen.

“Izraeli ka fituar çdo luftë që ka bërë, por nuk ka gjetur paqen. Dhe pa paqen me palestinezët, ne do të mbetemi të ngujuar në një cikël të përhershëm dhune dhe hakmarrjeje,” tha ai.

Ai theksoi se nuk ka asnjë alternativë tjetër politike që mund të çlirojë rajonin nga ky konflikt i gjatë.

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!