AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Trump president atipik, por me qasje të qartë gjeopolitike”, Mediu: Ndërhyrja për konfliktin Iran-Izrael pati efekt të jashtëzakonshëm

by SHT Media
03/07/2025
in Politikë
6
0
“Trump president atipik, por me qasje të qartë gjeopolitike”, Mediu: Ndërhyrja për konfliktin Iran-Izrael pati efekt të jashtëzakonshëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e SHBA-së në skenën ndërkombëtare. Ai theksoi se administrata amerikane, me në krye Donald Trump, po rikthen disa prej traditave të hershme diplomatike të Uashingtonit, duke e pozicionuar sërish Amerikën si një fuqi dominuese globale.

Sipas tij, jemi përballë një rikthimi të disa prej pozicioneve tradicionale të diplomacisë amerikane, të cilat, sipas tij, ishin dëmtuar apo lënë pas dore në vitet e fundit.

Mediu vlerësoi se kjo qasje nuk është një risi ekskluzive e Trump, por pjesë e një kthimi në një filozofi më të hershme të politikës së jashtme amerikane, që synon rikthimin e ndikimit global të SHBA-së. Ai e cilësoi Trump si një president atipik, por me vizion të qartë gjeopolitik, i cili, sipas tij, ka goditur drejtpërdrejt rivalët strategjikë të Amerikës, me theks të veçantë mbi Kinën dhe Iranin.

“Trump ka përcaktuar qartë se cili është rivali i tij, dhe ai është Kina. Ndërhyrjet e tij kanë shkaktuar një krizë të thellë në ekonominë kineze”, u shpreh Mediu. Ai shtoi gjithashtu se qasja e Trump ndaj marrëdhënieve mes Iranit dhe Izraelit ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në balancat gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Në përfundim, Mediu theksoi se nën drejtimin e Trump, SHBA po e rikthen rolin e saj jo vetëm si një fuqi ekonomike dhe ushtarake, por edhe si një shtyllë kyçe në arkitekturën e sigurisë globale, përfshirë brenda NATO-s.

“Unë mendoj që ka një rikthim të disa pozicioneve të SHBA në  raport me gjeopolitikën. Kjo diplomaci nuk është vetëm e Trump ka qenë e hershme. Është një rikthim i disa traditave amerikane, të cilat u dëmtuan rishtazi. Shkuan shumë larg nga sa ne mund ta mendonim. Për sa i përket Trump, dihet që është një President atipik, që ka atë këndvështrimin si president. Ai është një njeri që i ka pasur të gjitha gjërat me bollëk, dhe ajo që i kishte munguar është pushteti që ka tani.

Është president që jo vetëm që po e kthen Amerikën në forcë, po bën dhe një gjeopolitikë të re në mbarë botën. Kina po zhvillohej me ritme të tilla, që sipas ekspertëve ishte e pakonkurrueshme edhe nga Amerikan, në tregti, ekonomi, apo ushtri. Trump e ka përcaktuar qëndrimin e vet e ka gjetur se kush rivali i tij dhe padyshim që është Kina. Raporti që mori Trump me Kinën solli një krizë në ekonominë kineze. Lëvizjes e Trump ndaj Iran-Izrael pati një efekt të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Trump e ka çuar në një nivel tjetër fuqinë e Amerikës, si fuqi e NATO-s”, tha Mediu.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

02/10/2026

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme
  • “Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.